Suedia ka kaluar Britaninë e Madhe, Italinë dhe Belgjikën, sa i takon shkallës së vdekshmërisë prej koronavirusit në botë.
Është kjo ajo që shkruan Daily Telegraph online, duke cituar sajtin Our Wrld in Data, sipas të cilit Suedia ka pasur 6.08 të vdekur për një milion banorë, në një mesatare prej shtatë ditësh nga 13 deri në 20 maj.
Ndërkohë në Britaninë e Madhe kjo shifër për të njëjtën kohë është përllogaritur 5.57, në Belgjikë 4.28 dhe në SHBA 4.11.
Megjithatë ky nivel vdekshmërie i lartë në Suedi, është shënuar vetëm gjatë javës së fundit.
Kujtojmë se Suedia përballë epidemisë së koronvirusit, nuk mori masa të ashpra për qytetarët, duke mbajtur hapur shkollat për nxënësit nën 16 vjeç.
Po ashtu hapur u mbajtën edhe baret, restorantet dhe fabrikat, duke u udhëzuar vetëm që të ruajnë distancën sociale.
Deri më tani në Suedi numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 3.992, ndërsa i të prekurve në 33.188. Këto shifra vijnë nga një popullsi prej rreth 10.5 milionë banorësh.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…