“Sa i përket rastit zero duhet të falenderojmë Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë që na njoftoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me 2 mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA…”
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një lidhje me skype për “360 Gradë” në Rtv Ora, ka folur rreth rasteve të koronavirusit në Shqipëri.
Ai denoncoi se në dy muaj përpara se virusi të shpërthente në vend nuk u bë asnjë përgatitje jo vetëm për popullatën por as për personelin mjekësor dhe për këtë ka vetëm një fajtor sipas tij Edi Rama.
“Berisha u ndal te rasti që të gjithe e njohim si rastin zero 28-vjeçarin që udhëtoi nga Firence dhe infektoi të atin, ish-kryeministri Berisha thotë se rasti zero është ai që njoftoi Ministri turk me 2 mars.
Berisha: Ka një dramacitet në çdo gjë në shpirtin e tij (Ramës).
Sa i përket rastit zero duhet të falenderojmë Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë që na njoftoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me 2 mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA.
Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë etj. A është kjo paaftësi apo papërgjegjshmëri nuk mund ta them. Por u humbën më shumë se 2 muaj kohë pa marrë asnjë masë të vetme. E papranueshme.
Nuk u bë përgatitja më minimale jo për popullatën por të paktën për personelin shëndetësor. Të garantoheshin maskat dhe kostumet që duheshin për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj.
Mungesë e plotë përgjegjësie. Nëse shefi i ekzekutivit rri 2 muaj duarkryq kur kjo epidemi tronditi botën më shumë se çdo epidemi tjetër pas gripit spanjoll do të thotë se është i paaftë.
E them që mos të qëndrojmë prapë në bisht të kohës se qëndrimi në bisht të kohës ka gjithmonë pasoja më të rënda”.
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…
Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…