Categories: Uncategorized

Nuk e keni marrë pagën e luftës? Rama ashpërson tonet e paralajmëron punëdhënësit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë për punëdhënësit të cilët nuk kanë regjistruar punonjësit e tyre që të marrin pagën e luftës prej 40.000 lekësh.

“Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!”- shkruan Rama.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë

🔴 PARALAJMËRIM PËR DISA PUNËDHËNËS DHE NJOFTIM PËR DISA MIJËRA PUNONJËS

Punëdhënësve:

Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës – më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar – të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!

Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.

Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!

Punonjësve në fjalë:

Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

❤️ Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe maliqi për të cilin punoni ju’a mohon😡

Aktualisht, së bashku me ata që kanë përfituar 3 paga lufte nga Paketa e Parë, janë gjithsej 176 mijë e 628 punonjës të mbështetur financiarisht! Me këtë pjesë ende të pashpërblyer, që do të shtohet menjëherë pas 5 qershorit numri i përgjithshëm i punonjësve të ndihmuar financiarisht nga Qeveria do të shkojë në afro 200 mijë😊

UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM dhe ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON🤝

#BashkëpërShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️

të fundit

“He is a war criminal, his place is in The Hague” / Netanyahu’s office responds to Mamdani’s accusations: The damage his policies are causing to New York…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

3 hours ago

“Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë” / Përgjigjja e zyrës së Netanyahut ndaj akuzave të Mamdanit: Dëmet që po i shkaktohen Nju Jorkut nga politika e tij…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

3 hours ago

Rodri vlerësohet si lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri

Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e çmimeve individuale për futbollistët më të dalluar të turneut, me…

3 hours ago

Zhgënjimi dhe klasa e Messit pas finales së humbur të Botërorit 2026

Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte…

3 hours ago

Lifeless bodies of three people who traveled from Skopje to Kosovo found in crashed vehicle

Burimet e Alsat bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me…

3 hours ago

VIDEO / Përplasjet fizike të Leandro Paredes pas finales së Kupës së Botës, konfrontohet me Eric Garcia dhe Gavin

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me…

3 hours ago