Lajmi se patentat shqiptare do të njihen në Gjermani, ishte padyshim një lajm i shumëpritur nga shqiptarët.
Por si duket, njohja e patentave shqiptare në Gjermani ende është larg.
Në lidhje me këtë, reagoi sot edhe ambasada gjermane në Tiranë.
Thuhet se Shqipëria ka bërë hapa para në këtë drejtim, por në procesin njohës duhet që të merret një miratim nga 16 landet gjermane.
Gjithashtu rëndësi i kushtohet edhe përmirësimit të sigurisë rrugore në Shqipëri.
“Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani.
Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.
Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë.
Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.
Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm.
Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve.
Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë”, njofton ambasada.
Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Hetimet kanë zbardhur veprimet e një…
Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…
Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…
Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë…
Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.…
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së…