Categories: Uncategorized

Njoftim për emigrantët në Greqi, kur mund të aplikoni për pasaportë dhe kartë identiteti

Njoftim për emigrantët në Greqi, ja kur mund të aplikoni për pasaportë dhe kartë identiteti

Ambasada shqiptare në Athinë njofton datat e reja të takimeve të prapambetura për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, të muajit korrik.

Datat e reja të takimeve nga 1 deri në 31 korrik, janë si vijon:

– Data 1 korrik, takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 7 gusht 2020;
-Data 1 korrik, takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 10 gusht 2020;

– Takimet e datës 2 korrik spostohen në datën 11 gusht 2020;
-Data 3 korrik, takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 12 gusht 2020;

– Data 3 korrik, takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 13 gusht 2020;
-Data 6 korrik, takimet e orareve 10:00-16:00 spostohen në datën 14 gusht 2020;
– Data 6 korrik, takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 13 gusht 2020;
– Takimet e datës 7 korrik spostohen në datën 17 gusht 2020;
– Takimet e datës 8 korrik spostohen në datën 18 gusht 2020;
– Takimet e datës 9 korrik spostohen në datën 19 gusht 2020;
– Takimet e datës 10 korrik spostohen në datën 20 gusht 2020;
– Takimet e datës 13 korrik spostohen në datën 21 gusht 2020;
– Takimet e datës 14 korrik spostohen në datën 24 gusht 2020;
-Takimet e datës 15 korrik spostohen në datën 25 gusht 2020;
-Takimet e datës 16 korrik spostohen në datën 26 gusht 2020;

– Takimet e datës 17 korrik spostohen në datën 27 gusht 2020;
– Takimet e datës 20 korrik spostohen në datën 28 gusht 2020;
– Takimet e datës 21 korrik & orari 14:00-16:00 i datës 24 korrik, spostohen në datën 31 gusht 2020;
– Takimet e datës 22 korrik spostohen në datën 1 shtator 2020;
– Takimet e datës 23 korrik spostohen në datën 2 shtator 2020;
– Data 24 korrik, takimet e orareve 8:00-14:00 & takimet e datës 27 korrik spostohen në datën 3 shtator 2020;
– Takimet e datës 28 korrik spostohen në datën 4 shtator 2020;
– Takimet e datës 29-30 korrik spostohen në datën 7 shtator 2020;
-Takimet e datës 31 korrik spostohen në datën 8 shtator 2020.

Ndërkohë, vijon normalisht zëvendësimi i takimeve të humbura nga 13 marsi deri më 30 prill 2020, sipas njoftimit tonë të mëparshëm përkatës, me datat si vijon në linkun:

Si dhe të periudhës 4 maj deri më 30 qershor, sipas njoftimit tonë të mëparshëm përkatës, me datat si vijon në linkun:

Qytetarët që kanë takimin e spostuar për pasaportë dhe kartë identiteti të shtunave 27 qershor dhe 4 korrik 2020, orari i punës do të jetë 09:00 deri në 14:00.

Për të evituar çdo konfuzion dhe vonesë, qytetarët që do të paraqiten në Zyrën Konsullore të Ambasadës, për të marrë shërbim, janë të detyruar:

– Të kenë të vendosura maskat dhe dorezat;
– Të respektojnë rreptësishtë distancën e sigurisë midis njëri tjetrit;
– Të vijnë vetëm personat fizikë që do të marrin shërbim dhe asnjë shoqërues;
– Të vijnë fiks në orarin e caktuar për të evituar grumbullime të panevojshme;
– Të tregojnë korrektësi maksimale në ndjekjen e udhëzimeve orientuese të punonjësve;
– Qytetarët me takim që do të aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti duhet të kenë bërë paraprakisht pagesën tek çdo Bankë Pireos, në numrin e llogarisë IBAN: 5053-052306-404;
– Kur të paraqiten në takim, qytetarët duhet të kenë me vete fotokopjet e dokumenteve të kërkuar, siç specifikohen në e-mailin që kishin marrë për datën e takimit;
– Qytetarët që kërkojnë shërbime të tjera konsullore, numri i llogarisë tek Banka Pireos është: IBAN: 5053-047484-795 (për listën e shërbimeve dhe kostot klikoni linkun si vijon: http://www.ambasadat.gov.al/…/sh%C3%ABrbime-t%C3%AB-ambasad…).

– Qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën tonë Konsullore deri më 30 maj 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, për të evituar grumbullimet fizike dhe cenimin e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik në ofrimin e shërbimeve, mund të kërkojnë tërheqjen e pasaportës vetëm nëpërmjet postës.

– Për këtë, duhet të dërgojnë kërkesë në adresën elektronike shperndarjapp@hotmail.com ose amb.athens.dgj@gmail.com duke bashkëlidhur:

1. të dhënat e plota të pasaportës që interesohen (në të njëjtin e-mail edhe për pjesëtarët e familjes nëse kanë për të tërhequr më shumë sesa një pasaportë);
2. të dhënat e tyre personale;
3. kodin e tyre shumëshifror të aplikimit;
4. adresën e saktë të vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, qyteti, rrethi);
5. numrat e kontaktit (fiks dhe celular).

– Pasaportat dorëzohen tek të interesuarit, për shkak të fluksit të madh, për 5-7 ditë pune.

– Qartësohet se karta e identitetit nuk dërgohet me postë pasi nevojitet paraqitja fizike e personit në Ambasadë për aktivizimin e saj përmes shenjës së gishtit.

– Lutemi zbatimin rigoroz të udhëzimeve të mësipërme dhe bashkëpunimin tuaj absolut, në mënyrë që procesi i ofrimit të shërbimeve të ecë normalisht dhe në respekt të kushteve të mbrojtjes së shëndetit publik. /oranews

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

7 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

8 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

8 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

8 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

9 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

9 hours ago