Ambasada gjermane në Tiranë ka sqaruar edhe një herë detajet për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Gjermanisë, lidhur me situatën nga koronavirusi.
Duke qenë se Shqipëria vazhdon të konsiderohet një zonë rreziku, udhëtarët duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të kryejnë testin e tamponit.
“Vlen edhe më tej: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria +++
Meqenëse Shqipëria vazhdon të konsiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri.
Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, – thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë.
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…