Categories: Uncategorized

Njihej ndryshe si “bosi i kokainës”, kush është laçiani me 6 emra që OFL i çoi “letrën”

Forca e Ligjit dje u shfaq sërish në Lezhë e Laç, ku u dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë 4 personave.

Njëri prej tyre ishte Arjan Ndoci nga Kurbini, që, sipas Policisë së Shtetit, është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal shkruan panorama. Ndoci, i cili rezulton të ketë edhe 5 emra të tjerë, njihet si një prej “bosëve” të kokainës, që u arrestua në Spanjë dy vite më parë për trafikimin e 1 ton kokainë, gjatë operacionit “Narco Jet”. Por, nga ana tjetër, Operacioni Forca e Ligjit rezulton t’ia ketë sekuestruar edhe një herë pasurinë Arjan Ndocit, po për të njëjtën arsye.

Të lidhura

None found

Më 6 shtator të vitit 2018, Policia e Shtetit njoftonte zyrtarisht se Forca e Ligjit kishte realizuar goditjen e radhës, duke sekuestruar asetet e një grupi kriminal me vlerë 5 milionë euro, si para e prona të përfituara nga aktiviteti në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Bëhej fjalë pikërisht për rastin e koduar “Narco Jet”, ku gjatë një operacioni të zhvilluar më 30 prill të po atij viti, nga Policia spanjolle, DEA dhe Europol, u arrestuan dy shtetasit shqiptar, Arjan Ndoci e Julian Deblini, me 1 ton kokainë dhe 1.55 milionë europ.

DEKLARATA NE 2018

Për të bërë publike rezultatet e goditjes së Forcës së Ligjit, dy vite më parë dolën në konferencë për shtyp ishdrejtori i Krimit të Organizuar, Eduart Merkaj, ishprokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, dhe ishdrejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. “Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA-n dhe Europol kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë, Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin; Julian Deblini (Bedlini), 35 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Kokaina e sekuestruar në Spanjë në 2018
Kokaina e sekuestruar në Spanjë në 2018
Ata akuzohen për veprën penale të ‘Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike’, pas kapjes së një sasie prej 1000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia, si dhe të një shume prej 1 550 000 euro kesh. Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës”, deklaroi gjatë konferencës drejtori Merkaj. Sipas tij, menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal, si edhe të aseteve të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

ASETET KRIMINALE

Dy vite më parë, u deklarua zyrtarisht nga Policia dhe Prokuroria se në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova të pakontestueshme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme e të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Më pas, më 6 shtator 2018, oficerët e Task Forcës Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë 3 bankave të nivelit të dytë, të disa llogarive bankare, me një sasi të konsiderueshme eurosh.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe kuotat e aksionet e një shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit, një njësi banimi në pallat, 8 apartamente, me një sipërfaqe 905 metro katror, 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metër katror, 4 garazhe me sipërfaqe totale 60 metër katrorë, 3 automjete të tipeve të ndryshme. Sipas Policisë, vlera e aseteve të sekuestruara përllogaritet me çmimin e tregut në rreth 5 milionë euro.

KOKAINA “CR7”

Pas ndërhyrjes së Policisë spanjolle, DEA-s e Europol, më 30 prill të vitit 2018 u arrit të sekuestroheshin 790 pako me mbishkrimin “CR7”, që përmbanin një ton kokainë, si dhe 1.55 milionë euro që mbaheshin në një valixhe si pagesë për transportin e drogës. Operacioni u finalizua në kryeqytetin spanjoll, Madrid, me arrestimin e dy shqiptarëve, përgjegjësi kryesor dhe njeriu i tij i besuar, si dhe dy spanjollë të skeduar në Polici, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e logjistikës.

ASETET E SEKUESTRUARA NE 2018

Llogari bankare në 3 banka të nivelit të dytë, me një sasi të konsiderueshme eurosh

Kuotat dhe aksionet e një shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit

Një njësi banimi në pallat 8 apartamente, me një sipërfaqe 905 metro katrorë 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metër katrorë

4 garazhe me sipërfaqe totale 60 metër katrorë

3 automjete të tipeve të ndryshme

të fundit

Prefektura e Vlorës publikon bilancin e zjarrit në Himarë: 5 banesa të djegura dhe 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

13 minutes ago

Operacion antidrogë në Sarandë, arrestohen persona të dyshuar dhe sekuestrohen kokainë, kanabis e armë

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

18 minutes ago

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet anije në kundërpërgjigje ndaj SHBA-së

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…

19 minutes ago

Pas humbjes ndaj Betisit, Mourinho ruan të njëjtën qasje për Yan Diomanden

Real Madridi ka përfunduar gjashtë transferime për ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, ndërsa Yan Diomande ishte…

31 minutes ago

Enis Osmani merr drejtimin e GUXO-s në Mitrovicë

Faton Peci nuk do të jetë më kryetar i degës së Guxo-s në Mitrovicë. Lajmin e ka bërë të ditur…

32 minutes ago

Adnan Rrustemi: Opposition is keeping Kosovo in a constant state of deadlock

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një bllokadë politike që nga zgjedhjet e 9…

33 minutes ago