Categories: Uncategorized

Njësoj si familja Josifi, 52-vjeçarja në gjendje të rëndë: Nuk dua të ha, besoj tek ringjallja!

Pas ngjarjes së Kombinatit që ka prekur të paimagjinueshmen, banorët e një pallati në Tiranë kanë njoftuar policinë në numrin pa pagesë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.

“Mora 129-ën, 129-a për 7 minuta i ka sjellë njerëzit këtu”, shprehet banori.

Të lidhura

None found

–Çfarë grupi ka frekuentuar?

“Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, deklaron ai.

“Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, rrëfen e ëma.

– Po pse?

“Nuk më hahet thotë”, sqaron mamaja.

Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet.

E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se tre vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.

“Ia ndërpreva unë.”

Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.

“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, deklaron e ëma.

E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.

–Çfarë ndodhi që e le ushqimin?

Vjollca: Jam sëmurë

–Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?

Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor

–A je me dëshmitarët e Jehovait?

Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje

–Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?

Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim

–E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

–Beson te ringjallja?

Vjollca: Besoj

–Që kthehesh bashkë me trupin sërish?

Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm

Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo. /tch

të fundit

Horoskopi 21 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është…

3 hours ago

Trump telefon Erdogan, biseda me presidentin turk fokusohet te Siria, Libani dhe armëpushimi në Lindjen e Mesme

Recep Tayyip Erdoğan dhe Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe…

3 hours ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani: SHBA dëshiron të fillojë përsëri luftën, ne nuk do t’i dorëzohemi frikësimit

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Galibaaf, dhe negociatori kryesor i Republikës Islamike ka akuzuar ditën e sotme sot Shtetet…

3 hours ago

Nuk paraqitej rregullisht në punë/ Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Ilir Prodës, Ulian Shpataraku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga detyra Ulian Shpatarakun. Shpataraku cilësohej si një nga…

4 hours ago

Pas deklaratave në mbrojtje të studentëve, Ministria e Jashtme maqedonase thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar se sot ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup,…

4 hours ago

Shkodranja Donike Gocaj ra në pusetë dhe ndërroi jetë, Albërije Hadërgjonaj zemërthyer për ikjen e mikes së saj: Më këpute shpirtin o shpirtbardhë

Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi komunitetin shqiptar në New York pasi u nda jeta në mënyrë tragjike 56-vjeçarja…

4 hours ago