Categories: Uncategorized

Mbante “peng” djalin e tij, gjendet në pyll 44-vjeçari (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 44 vjeçar në Lezhë pasi ishte në kërkim për disa vepra penale.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Alban Buraku kërkohej prej një viti e gjysmë, për disa vepra penale.

Të lidhura

None found

Policia thotë se është gjetur edhe djali i tij 8 vjeçar.

“Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës”.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor “Kurbneshi”, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Policia lokalizon dhe vë në pranga 44-vjeçarin, i cili prej një viti e gjysmë ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Gjendet dhe fëmija i mitur 8-vjeçar, të cilin e kishte marrë i ati 44-vjeçar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po trajtohet me psikolog në DVP Lezhë.

Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh të zhvilluara për gati një vit e gjysmë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative bënë të lokalizimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor “Kurbneshi”, në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit Alban Buraku., i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të “Gjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.

Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. B.

Përveç veprimeve procedurale, forcat policore, që nga data kur është shpallur në kërkim, në mënyrë të pandërprerë kanë vlerësuar me prioritet çdo informacion që jepej për vendndodhjen e tij, duke ushtruar kontrolle, por pa arritur të gjendej personi i kërkuar.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit A. B., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Messi kërkon një kapitull të ri në trashëgimi: Triumfi ndaj Anglisë në Botëror do ta afronte përfundimisht me Maradonën

Para fillimit të Kupës së Botës 2026, konsensusi i përgjithshëm ishte se Lionel Messi i kishte fituar dhe përjetuar të…

1 minute ago

Motoçiklisti plagoset rëndë pas përplasjes në një bulevard të Shkupit

Nga SPB Shkup raportojnë se në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Honda”…

12 minutes ago

Vëllai i Yamal, hajmalia e re e Spanjës: A do të jetë në gjysmëfinalen kundër Francës?

Në një mbrëmje të mbushur me tension, emocione dhe luftë sportive mes Spanjës dhe Belgjikës, një moment i veçantë largoi…

13 minutes ago

45th Protest: Citizens Gather in Skanderbeg Square: Rama, Resign!

Teksa sot është protesta e 45, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej. Prej aty ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.…

16 minutes ago

Fatal head-on collision in Qyrkan, Cërrik, two dead

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë…

16 minutes ago

Increased flow at the Port of Durrës, double sailings to Bari resume

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në…

16 minutes ago