Një tjetër pacient i infektuar ka lënë spitalin pas 20 ditësh kurimi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
None found
Pacienti vlerëson stafin mjekësor, pa të cilin thotë se nuk do tia dilte në këtë luftë, që thotë se ishte jo vetëm fizike, por edhe psikologjike.
“Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh.
Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Pa këta nuk do ja kisha dalë”
Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook:
“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv. Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof.
Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm COVID-19 në shërbim të pacientëve”
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…