Categories: Uncategorized

Një program “top sekret”, çfarë e fundosi Artan Shkëmbin

Ditën e sotme kreu i OFL është paraqitur pranë gjykatës së Posaçme, por seanca pas pezullimit të tij nga detyra është shtyrë.

Shkëmbi u pezullua nga detyra dy ditë më parë nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Avokati i tij, Arben Broci tha për mediat se kërkuan kohë të njihen me aktet, pasi nuk kishin informacion ne lidhje me pretendimet e SPAK, “Gjykata pranoi kërkesën tonë dhe nesër në orën 09:00 do të bëjmë mbrojtjen”, tha ai.

Ishte një informacion i konsideruar si “top sekret” i ardhur nga Gjermania që “dogji” kreun e OFL. Autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Përveç sistemit TIMS të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë, raporton abc news.

Ndërkohë, mësohet se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

Sipas burimeve të policisë mësohet se në pyetje janë marrë dy agjentë të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme ka bindjen që këta oficerë së bashku me kreun e OFL, Artan Shkëmbin kanë nxjerrë sekretin hetimor. Ndërkohë, Shkëmbi dhe dy punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin, shkruan abcnews.al.

Hetimi nga SPAK ka nisur para 5 muajsh pas kërkesës se gjermanëve, pasi me ane të një pajisjeje të tyre ata kanë zbuluar se kush kishte kërkuar tek te dhënat e dy personave qe ata kishin nën hetim. Mësohet se ata janë dy shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

7 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

28 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

58 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago