Categories: Uncategorized

Një muaj në karantinë, a dëmtohet mendja dhe trupi në izolim?

Një muaj në izolim mund të kompromentojë shëndetin mendor dhe fizik të personave të detyruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të ndaluar koronavirusin.

Një studim paraprak mbi karantinën, i kryer në 64 qytete kineze, nga universiteti i Adelaides dhe i Sidneit, tregon se kënaqësia e përgjithshme, përveç asaj të shëndetit fizik dhe mendor, bien në mënyrë të konsiderueshme.

Më në rrezik janë të rriturit me probleme ekzistuese shëndetësore.Drejtuar nga Stiven Zhang, nga universiteti i Adelaides, punimi shkencor ka përfshirë 369 persona dhe tek ta janë studiuar efektet e një muaji karantinë.

Nga i gjithë kampioni, një individ në katër ka vijuar të dalë në punë, 38 për qind ka kaluar në punën nga shtëpia dhe një në katër nuk ka patur punë për shkak të karantinës. Ata më të rrezikuarit kanë qenë të rriturit me probleme të mëparshme shëndetësore dhe ata që kanë humbur punën.

Veç të tjerash ka rezultuar se më pak të kënaqurit me jetën në izolim kanë qenë ata fizikisht më shumë aktivë; rezultat ky që sipas kërkuesve do të duhet të verifikohet në studime të mëtejshme.

Pritej që të rriturit që kanë humbur punën, të kishin edhe pasojat më të rënda në shëndetin fizik dhe mendor, përveç stresit – ka nënvizuar bashkautori i studimit, Andreas Rauch, nga universiteti i Sidneit.

Studimi ndihmon njerëzit të gjejnë një kuptim për jetën e tyre dhe i ofron edhe një rutinë të përditshme, veçanërisht të rëndësishme gjatë pandemisë globale – përfundon ai.

të fundit

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…

23 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…

54 minutes ago

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…

1 hour ago

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…

1 hour ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…

2 hours ago

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…

2 hours ago