Categories: Uncategorized

Një miliard euro për tërmetin, si do të bëhet ndarja për investimin e donacioneve

Fatura 1 miliard euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një raporti të përbashkët mes ekspertëve të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Europian dhe atyre të qeverisë shqiptare.

I njohur me emrin “post disaster needs assesment” ose në shqip “vlerësimi i nevojave post fatkeqësisë”, raporti konfidencial ende nuk ka marrë trajtën përfundimtare dhe është në formën e draftit.

Grupi ndërkombëtar i vlerësimit të dëmeve, që ka përgatitur raportin kryesohet nga Milva Ekonomi.

Sipas vlerësimit, 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale.

Edhe pse raporti është asistuar nga ekspertët ndërkombëtar të OKB-së, BE-së dhe Bankës botërore, rritja e faturës në 1 miliardë euro mund të jetë taktikë e qeverisë për të tërhequr sa më shumë para nga donacionet. Burime nga grupi hartues thanë për Top Channel se ky raport do t’i dorëzohet konferencës së donatorëve që do të mbahet në datën 17 shkurt, e kryesuar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula van der Leiden.

Në buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar të mobilizojë të paktën 100 milionë euro nga donatorët, para të cilat vijnë falas në formën e grantit dhe nuk e rrisin borxhin publik. Por shifra e saktë e donacioneve që do të arrihen të grumbullohen do të mësohet vetëm pas konferencës dhe angazhimeve që do të marrin qeveritë e vendeve të tjera.

të fundit

FOTO/ Kylie Jenner vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ylli televiziv, Kylie Jenner duket si sirenë e viteve 1990 në fotosesionin e fundit për markën e saj të veshjeve…

3 minutes ago

Agravon konflikti në Fier/ Tentuan të vra*in me sëp*të 58-vjeçarin, në pranga babai, në kërkim djali

FIER- Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një…

14 minutes ago

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi”…

40 minutes ago

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me…

48 minutes ago

Tronditet Berati/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.…

1 hour ago

Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?

KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…

1 hour ago