Categories: Uncategorized

Një më një! Zbardhen akuzat ndaj Gjonajt dhe dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë

Presidenca zbardhi veprat penale të konsumuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke publikuar në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin automatikisht si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Arta Vorbsit, vendim i cili nuk publikohet ligjërisht në Fletoren Zyrtare.

Sipas padisë së Presidencës, duke shpërdoruar detyrën, ministrja Gjonaj ka “shfrytëzuar pozitën e të paturit në varësi të Qendrës së Botimeve Zyrtare për të përcjellë dhe urdhëruar përmes akteve të falsifikuara, botimin e një akti të cilin mirë e dinte se nuk botohej sipas ligjit në fuqi dhe që ishte publikuar që në datën 22 shtator 2019 në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.

Presidenca thekson se ministrja nuk mund të pretendojë se nuk ka dijeni për komunikimin shkresor midis Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë që drejton dhe Qendrës së Botimeve Zyrtare, institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Në dokument thuhet se botimi prej kaq muajsh në Fletoren Zyrtare i një akti të tillë, nuk ka sjellë reagime më herët nga vetë Gjonaj, e cila sipas Presidencës, duhet të reflektonte duke publikuar përgjegjësit për shkeljen e ligjit si dhe të merrte masa ndaj tyre, “madje duke treguar një akt të lartë moral e të përgjegjshëm deri në dhënien e dorëheqjes nga ana e saj për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrave ligjore të ministrit të Drejtësisë dhe të kontrollit të veprimtarisë së nëpunësve në varësi të saj”.

Heshtja e saj, nënvizon Presidenca, “tregon se ka qene pikërisht ajo urdhëruesja direkte e nxjerrjes së stafit në punë ditë të shtune pushimi, kërkimit me ngulm të përpilimit dhe përcjelljes së shkresave për botim të vendimit të KED-së po brenda ditës”.

Në kallëzimin dorëzuar sot pranë Prokurorisë së Posaçme, është edhe Gentian Deva, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, i cili i ka kërkuar Qendrës së Botimeve Zyrtare të botojë aktin e betimit të Arta Vorbsit tek noterja si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Duke e akuzuar edhe Devën për shpërdorim detyre, Presidenca thekson në padi se “veprimet e tij janë të qëllimshme, duke mbajtur në konsideratë se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ka përcjellë vazhdimisht akte të Ministrisë së Drejtësisë për botim të Fletoren Zyrtare”.

“Me veprimet dhe mosveprimet e tij zoti Gentian Deva me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. Publikimi në Fletoren Zyrtare, i një akti të tillë, i cili ligjërisht nuk është i botueshëm, ka sjellë ndërkohë dhe dëmtim të interesave shtetërorë në disa dimensione:

Presidenca gjithashtu kallëzoi edhe drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia, e cilas ka pranuar vetë se ka botuar një akt të pabotueshëm, me kërkesën eksplicite të Ministrisë së Drejtësisë.

Në padi thuhet se Prokuroria duhet të zbardhë nëse zonja Haxhia ka komunikuar me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ministren e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar të lartë publik dhe nëse e kanë detyruar atë të dalë në punë ditën e shtunë, ditë pushimi zyrtar. Presidenca thotë se ka të dhëna dhe fakte edhe për përfshirjen e të kallëzuarit Ardian Dvorani në këtë skemë, i cili ka vepruar në cilësinë individuale dhe jo në emër dhe me autorizim të Këshillit.

të fundit

Italia “pushtohet” nga i nxehti afrikan, pritet që kjo valë të mbërthejë edhe Shqipërinë

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e…

4 minutes ago

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit, kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat…

22 minutes ago

Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Këtë të hënë, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit, do të rikthehet në…

52 minutes ago

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 9 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97…

2 hours ago

Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e sotme, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në…

2 hours ago