Categories: Uncategorized

Nipi i komunistit të famshëm, kjo është lidhja e Edi Ramës me diktaturën e Enver Hoxhës (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama është një ndër politikanët më të akuzuar në lidhje me “rrënjët” e tij në sistemin komunist.

Kjo për shkak të lidhjes së tij familjare me një ndër figurat më të njohura te komunizmit në Shqipëri, Spiro Koleka.

Kryeministri Rama është nipi nga nëna i një prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.

Por kush është Spiro Koleka?

Spiro Koleka u lind në Vuno të Himarës më 7 korrik 1908, i biri i Thoma Kolekës.

Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vijoi studimet në liceun klasik të Shën Dhimitër Koronës në Itali.

Më pas vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Pizës, po në Itali, ku u diplomua më 1934 si inxhinier civil.

Më 1936 – 1937 qe punonjës i Ministrisë së Punëve Botore në Shqipëri, më 1937 – 1939 qe kryetar i Zyrës së Punëve Botore në Shkodër.

Spiro Koleka ka qenë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943.

Nga 1948 deri në vitin 1981, ai ka qenë anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë(Partia Komuniste).

Spiro Koleka ka qenë partizan në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Pas Çlirimit, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht nënkryetar i Presidiumit Popullor.

Koleka ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat periudhës së regjimit komunist, ndërsa deri në vitin 1948 ai ka qenë ministër i Punëve Botore. /albeu.com/

të fundit

Apartamente, toka dhe makina luksoze/ Konfiskohen mbi 2 milionë euro pasuri në Vlorë

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i akuzuar dhe deklaruar…

1 minute ago

Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike

Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga…

19 minutes ago

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Partia Demokratike kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për…

25 minutes ago

Të relaksohen dhe të hanë shumë për Krishtlindje? Guardiola iu jep ultimatum lojtarëve: Asnjë kilogram shtesë ndryshe i pret stoli

Pep Guardiola, ka urdhëruar që lojtarët e Mançester Sitit, nuk duhet të shtojnë peshë për Krishtlindje. Trajneri spanjoll i ka…

35 minutes ago

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familjarët dhe mbështetësit e këngëtares Fjolla Morina kanë reaguar me një deklaratë të fortë pas zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë…

57 minutes ago

Pak orë para protestës, mesazhi i Berishës: Ta përmbysim regjimin si ne Bangladesh e Nepal, Shqipëria po zien, ftoj të gjitha forcat opozitare të na bashkohen

Pak orë para nisjes së protestës, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen tubimit të sotëm në orën…

1 hour ago