Categories: Uncategorized

Nikoll Lesi thirrje Bashës: Mos e bëj këtë se do të të shqyejë sërish Rama

Nikoll Lesi ka një këshillë për kryeopozitarin Lulzim Basha në këtë periudhë të nxehtë politike.

Sipas Lesit, nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke e shqyer.

Të lidhura

None found

“Batoni tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë

Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin.

E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja!”, thuhet në artikullin e Koha Jonë.

Shkrimi i plotë në koha Jonë:

Të bashkuar Edi frikësohet dhe humbet, të veçuar Rama ju copëton dhe shtyp. Gjatë ditëve të fundit, kur duhej që kryeministri të dridhej dhe të rrinte pa gjumë nga ajo që bëri të Teatri Kombëtar (dhe jo vetëm), po ndodh diçka e pazakontë. Bile mund të them e çuditshme.

Opozita duket si më e fjetur, e mikluar se takon ambasadorët, se gjoja PS-ja po lëshon pe te Reforma Zgjedhore dhe ushqehet me idenë se “pas 8 vitëve na takon pushteti”. Nga ana tjetër kryeministri me një djallëzi shembullore dhe përfekte po bën sikur ngre “flamurin e bardhë”, duke u konvertuar në qengj, a thua se nuk është ky Edi Rama që hodhi gaz helmues protestuesve, që ia mori opozitës zgjedhjet, sipas BILD, me banda.

Për dreq edhe ndonjë ambasador që kërkon paqe për interesa momentale të shtetit të tij (saj) ku duhet patjetër të justifikohen qindra milionë euro që janë akorduar për reformën në drejtësi; nxiton dhe bën foto me kryetarin e PD-së si për të thënë se po shikojmë nga e ardhmja, pasi e shkuara mbetet e shkuar!

Një foto që shitet në publik si mbështetje dhe lajkatim, ndërkohë që ujku i Surrelit rri e vështron nga sipër se si po ia shtrojnë vaktin në Tiranë për tryezë të përbashkët ngrënie me viktimat e tij tre vjeçare!

Ujku si rregull vetëm copëton, por këtë herë ka hedhur grixhën dhe pret. Ka kohë që ta masakrojë viktimën e vitit 2017.

Baton Haxhiu mbrëmë tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë. Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin.

E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja!

Një gjë dihet: Nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke shqyer. Mund të marrë ndonjë fotozhenik në qeverisje sa për fasadë, por masakrimin do t’ia bëjë së djathtës me merakun e një hiene që shqyen prenë e saj. /albeu.com/

të fundit

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

2 minutes ago

Russian attacks on Ukraine’s economy intensify ahead of peace talks

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...] Read More... The…

2 minutes ago

Italy: Albanian criminal organization dismantled, suspected of trafficking 240 kg of drugs and laundering €14 million

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

3 minutes ago

Protestë në Shkup pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq, kërkohen përgjegjësi dhe ndryshime ligjore

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

13 minutes ago

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë njësoj si Harry Kane

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…

14 minutes ago