Categories: Uncategorized

Ngjarja e rëndë në Vlorë, si 15 vjeçari qëlloi me thikë në zemër 25 vjeçarin

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas një sherri një 15 vjeçar qëlloi me thikë një 25-vjeçar dhe i shkaktoi atij vdekjen.

Bëhet fjalë për 15-vjeçarin me inicialet G.T., i cili goditi me thikë pranë zemrës Aleksandër Petanajn, i cili ndërroi jetë në spital.

Të lidhura

None found

Gjithçka ndodhi pas një sherri që i mituri kishte me vëllain e viktimës, 18 vjeç. Mësohet se viktima kishte ndërhyrë që të shuante sherrin, ndërsa ndodhi tragjedia.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.

Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur. /albeu.com/

të fundit

Eksperti i mbrojtjes thotë se shënimet mbi paratë e fshehura në shtëpinë e prindërve të Gjoko Ristovit janë shkruar nga nëna e tij

Në seancën e fundit gjyqësore ndaj gjyqtarit të akuzuar Gjoko Ristov, eksperti i palës mbrojtëse Emilio Frishçiq dëshmoi se shkrimi…

18 minutes ago

Mike Lawler i kërkon qeverisë Rama të ulë tensionet dhe të ndalë forcën ndaj protestuesve

Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë që po zhvillohen në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë…

21 minutes ago

Presidentja Shiroka-Pula ia rikthen Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit…

29 minutes ago

The Ombudsman faces a funding shortfall, Selami: Difficulty even paying rent

Institucioni i Avokatit të Popullit përballet me vështirësi financiare dhe probleme edhe me pagesën e qirasë për shkak të mungesës…

37 minutes ago

Menaxheri Fischer konfirmon për Telegrafin: Albian Hajdari do të mungojë disa muaj

Ylli i Hoffenheimit Albian Hajdari do të mungojë për disa muaj dhe pritet të rikthehet në fundin e muajit janar,…

37 minutes ago

Haradinaj opposes returning the Law on Specialist Chambers to the Assembly

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga…

38 minutes ago