Categories: Uncategorized

Nga e hëna rrugët blindohen me postblloqe, Rama tregon si do funksionojë për zonat e kuqe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për masat e reja të lëvizjes.

Kwshtu sipas tij, nga e hëna do të blindohen zonat e kuqe, ku hyjnë bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier dhe nuk do të lejohen hyrje-daljet nga këto zona.

Të lidhura

None found

Ndërkohë gjithë pjesa tjetër e vendit do jetë zonë e gjelbër. Në zonat e kuqe lëvizja do jetë me të njëjtin regjim orari, pra deri në 17:30 ndërsa në zonat e gjelbra shkon deri në orën 21:00. Për më tepër, qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë.

Sa i përket fundjavës, kryeministri shkruan se njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha.

POSTIMI I PLOTË

“🔴 Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara🚫

🟢 E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00😊 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura🚫

🟢 Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç😊”

të fundit

Kostot e një pakete fiskale të hartuar me nxitim, sa goditet biznesi i vogël nga TVSH

Në një kohë kur rritja e çmimeve dhe pakënaqësia qytetare për shtrenjtimin e kostos së jetesës janë në rritje, qeveria…

4 minutes ago

Parashikimi i motit 31 Tetor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si…

7 minutes ago

Horoskopi 31 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do shihni…

12 minutes ago

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

8 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

8 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

8 hours ago