Categories: Uncategorized

Nga e hëna do mund të lëvizim deri vonë, Kalo: Mos abuzoni, shkoni në det!

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘Neës24’ deklaroi se është pro zgjerimit të fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve deri në orën 21:00.

Kalo pohoi se ky pozitivitet në shifra, apo duke marrë parasysh edhe numrin e ulët të shtrimeve në spital, nuk duhet të ndikojë tek fakti që qytetarët të shmangin rregullat.

Të lidhura

None found

“Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 raste. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat.

Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagojë. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin.

Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë”.

Nder te tjera mjeku deklaroi se shqiptarët do të shfrytëzojnë edhe detin për plazh.

“Nëse mirëbesimi shkelet, atëherë do kemi për fat të keq regres. Do të shijojmë diellin, por duhet shumë kujdes. Duhet bërë kujdes edhe për higjenën edhe për ujërat në det. Prsh ujërat e zeza që janë në det duhet të eliminohen. Duhet bërë klorinimi i ujit ne pishina. Klori i mjaftueshëm është mirë, ndërsa klori i tepërt ka pasoja”, tha mjeku Kalo.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

20 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

22 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

31 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

32 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

32 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

38 minutes ago