Categories: Uncategorized

Nga Durrësi në Elbasan, e shkuara e bujshme e grabitësit të argjendarisë

Autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Elbasan është identifikuar si Astrit Thaçi.

I maskuar dhe me armë, ai grabiti një sasi të konsiderueshme florish dhe mori disa para nga argjendaria në lagjen “Aqif Pasha”.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që u përdor për kërcënim.

Bazuar tek identiteti i dyshuar deri tani, Astrit Thaçi ka një të shkuar kriminale dhe dyshohet të jetë autor i dy grabitjeve të ndodhura brenda tre ditësh në qytetin e Durrësit.

Mbrëmjen e 10 shkurtit, Thaçi kreu një grabitje në lagjen nr.13 ku mbeti i plagosur me armë 42-vjeçari Rexhep Tereziu.

Në tentativë për të vjedhur në banesën e Tereziut, e plagosi në këmbë me armë zjarri dhe u largua me shpejtësi, duke i shpëtuar efektivëve të policisë. Policia e Durrësit ka dyshime të forta se 27-vjeçari Thaçi, i dënuar për vjedhje më parë edhe në Itali e Shqipëri është edhe autor i grabitjes së pikës së kredive.

Astrit Thaçi, 27 vjeç rezulton me precedent penal edhe në fushën e narkotikëve.

të fundit

Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor,…

7 minutes ago

Bashkëshortja e Mirit thyen heshtjen, reagon për situatën e banorit me Selin

Që prej hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP, Miri ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për afrimitetin e…

22 minutes ago

Përfshihet nga flakët një banesë në Klos, ja çfarë dihet deri më tani

Një banesë në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj…

49 minutes ago

Reshjet e dendura në Durrës, evakuohen 60 banorë! Përmbytet dhe Veliera

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit, duke vënë në vështirësi…

1 hour ago

Pretenduan në rrjete se Brigitte Macron “ishte burrë”, 10 të pandehur dënohen deri në 6 muaj burg

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë nga Gjykata Penale e Parisit për përhapjen e batutave, fyerjeve, fotomontazheve dhe karikaturave në rrjete…

2 hours ago

Tryezë me PD-në? Adriatik Lapaj: Na duhen qytetarët në shesh! Jam i gatshëm të bëj një hap pas, nëse kjo çon në largimin e Ramës

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se protesta kundër qeverisë nuk do të ndalet, pavarësisht ndërhyrjeve të…

2 hours ago