Categories: Uncategorized

Nga dëshmia e pajtuesit të gjaqeve tek i arrestuari në Poloni, a po zbardhet skema e eliminimit të Jan Prengës

Ditën e djeshme është kapur njëë nga autorët e dyshuar për pengmarrjen e Jan Prengës. Interpol Tirana është informuar për arrestimin e të shpallurit në kërkim, Marti (Gentian) Bleta në Poloni.

Policia po heton nëse i arrestuari është i dyshuari i drejtësisë shqiptare. Më herët, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar shtetasit: Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili, i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës.

Ndërsa në kërkim për akuzën e “Rrëmbimit të personit” dhe “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, janë: Gentian Finiqi ose Doçaj, Korado Doda ose Gështenja, Altin Hajri, Artan Doçaj dhe Aldo Manjishta. Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamzë, për shkak të konflikteve të vëllait të tij në Angli për një sasi prej 260 kg kokainë.

Ngjarja ndodhi në 17 janar 2020. Atë ditë, ai kishte dalë herët në mëngjes nga shtëpia e tij në Bathore, për të bërë pazarin në Kamzë. I papërfshirë në aktivitete kriminale dhe i papërzier me botën e errët të krimit, Jan Prenga, mëngjesin e 17 janarit 2020 ka lënë makinën dhe ka hyrë në zonën kryesore të Kamzës.

Pa e kuptuar, 49-vjeçari ka qenë në mbikëqyrje të rreptë nga personat që kishin marrë detyrën për rrëmbimin e tij. Prenga, pasi ka dalë nga një kafe me bashkëshorten e tij, kthehet në drejtim të makinës ku e kishte parkuar.

Në orën 11:50, në rrugën “London” në Kamzë, persona të paidentifikuar e kanë rrëmbyer, duke e futur në një automjet fuoristradë “Ranger Rover”. Më pas janë larguar në drejtim të qendrës së Kamzës dhe mandej kanë marrë rrugën “Skëndërbej”, që lidhet me segmentin tek “Ura e Laknasit”, duke hyrë në zonën e Ndroqit e më pas depërtuar në drejtim të Shijakut.

Po ditën e djeshme, pajtuesi i gjaqeve në Shkodër, Nikoll Shullani ka treguar se çfarë tha para SPAK.

“Më ka pyetur për çështjen e pengmarrjes së Jan Prengës. Më është kërkuar të dëshmoj për familjet, në të cilat kam shkuar për të nxjerrë pengun. Nuk më kanë lënë një datë tjetër për të dhënë një dëshmi tjetër, sepse hetuesi më tha që mjafton kaq dhe nuk është e nevojshme më shumë, pasi jam treguar tejet i qartë dhe i sinqertë në përgjigjet e mia. Hetuesi më pyeti se me kë kam qenë te familjet, se çfarë u kam thënë dhe si janë përgjigjur.

Ato gjëra që kam thënë në media për këtë ngjarje, ato kam thënë edhe aty. Më ka bërë një pyetje hetuesi, që më erdhi shumë turp të them të drejtën. Më pyeti se ‘a di gjë se ku është kufoma se ty të besojnë njerëzit’. Unë i thashë se po ta dija ku është kufoma e Jan Prengës, të marr ty tani në sekonda dhe shkojmë dhe e gjejmë bashkë”, është shprehur pas dëshmisë Shullani.

të fundit

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën, dëgjohen krismat dhe britmat e fëmijëve

Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e…

5 minutes ago

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar,…

14 minutes ago

Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin…

Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni…

14 minutes ago

Surprizat dhe të papriturat e këtij sezoni, ja se ç’do ndodhë me secilën shenjë

Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e…

29 minutes ago

Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java,…

32 minutes ago

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment…

1 hour ago