Categories: Uncategorized

Nga Belgjika me kamion drejt Anglisë, shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë

Një grup trafikantësh shqiptarë që kryenin transportin e klandestinëve shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe.

Sipas informacioneve paraprake, rezultoi se klandestinët shqiptarë ishin dërguar nga Shqipëria në Belgjikë, më pas ishin vendosur në hotele në pritje të nisjes së tyre me kamion për në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzimet për transportin e klandestinëve vinin nga Mbretëria e Bashkuar, ku edhe qëndronin kapot e rrjetit.

Më 19 dhjetor 2019, hetuesit belgë, të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Antëerp, Halle-Vilvoorde dhe Mons, ndërhynë njëkohësisht në shtatë adresa të ndryshme.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtatë të dyshuar, me kombësi shqiptare. Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan kokainë, një peshore dhe një makinë llogaritëse.

Në bashkëpunim me policinë britanike, kreu i organizatës u arrestua në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Madhe. Pesë anëtarë të tjerë të organizatës, dy të dyshuar në Mbretërinë e Madhe, një i dyshuar në Greqi, një i dyshuar në Itali dhe një i dyshuar në Mal të Zi u arrestuan gjithashtu jashtë vendit. Pritet që së shpejti të ekstradohen drejt Belgjikës. /albeu.com/

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

28 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

57 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago