Ditën e sotme ka ndërruar jetë Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha.
lir Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës ka përcjellë një mesazh për mediat pak orë pas ndarjes nga jeta në moshën 99-vjeçare të nënës së tij.
None found
Ai thotë se nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën e saj lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe do të ndjehen përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.
“Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.
Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë”, shkruan Ilir Hoxha.
Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, ndërsa pritja do të jetë në shtëpinë e familjes në Laprakë.
“Shënim: Homazhet dhe përcjellja për në varrezat e Sharrës do të bëhet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt
Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit”, përfundon mesazhin i biri. /albeu.com/
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…