Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Gjirokastës, me 5 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë.
Në garën e parë tek anëtarësia janë 25 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
None found
Dega Gjirokastër
1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU
Dega Këlcyrë dhe dega Përmet
1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)
2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)
3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)
4.JOANA QIROLLARI (Përmet)
5.KASTRIOT SULKA (Përmet)
6.NIKO SHUPULI (Përmet)
Dega Memaliaj
1.ARSOLA MUZHA
2.BUJAR SKËNDO
3.BUKUROSH AJDINI
4.FATMIR ZEKA
5.HATIXHE QENDRAI
Dega Tepelenë
1.GRAMOZ QENDRO
2.KRISTINA BARDHI
3.MEHMET VEIZI
4.MYZAFER ELEZI
5.SOKOL GUGA
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe nga Sekretari Organizativ Sahit Dollapi.
Këshilli i Ministrave, ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje…
Policia e Tiranës, ka zbuluar një ambient të fshehtë të kthyer në laborator për falsifikimin e diplomave dhe dokumenteve zyrtare,…
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me pensionistët në Tiranë. Kreu i shtetit u shpreh se më…
Ditën e sotme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka deklaruar se janë njoftuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, për…
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka shtyrë seancën për dosjen “Buka” në ngarkim të ish…
Këtë të premte, në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast të përfitimit…