Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama njoftoi se pensionistët mund të dalin ditën e shtunë deri në orën 11:00.
Lidhur me këtë vendim, policia ka njoftuar se do të mirëpresin e asistojnë pensionistët, për të respektuar distancimin social.
None found
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.
Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës. Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.
Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore
Llapi dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën…
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës që dakordimin për nismën e re…
Sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, vazhdon të mbetet pa një përgjigje të…
Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Balde mund të largohet nga Barcelona në janar, me agjentin Jorge Mendes që po…
Rama mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e PS së Tiranës në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale…
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar përjashtimin e Elisa…