Zhaneta Josifi 56-vjeçe, dhe vajza e saj, Anisa Josifi, 30-vjeçe, do të prehen në banesën e fundit, në qytetin e tyre të origjinës, Përmet.
Pasditen e sotme në lagjen ku ato jetonin dikur janë afishuar edhe lajmërimet e ndarjes së tyre nga jeta, me njoftimin se ceremonia e varrimit të tyre dot të bëhet ditën e nesërme, ora 12:00.
None found
Ato u vetëflijuan në banesën e tyre në Kombinat, pasi kishin qëndruar për ditë me radhë pa ngrënë. Nënë e bijë ishin besimtare të sektit fetar, Dëshmitarët e Jehovait, dhe kësisoj tentuar vetëvrasjen, me qëllim ringjalljen.
Historia e tyre bëri jehonë edhe për faktin se Anisa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa muaj më parë, teksa trupi i saj u gjet gjysëm i dekompozuar.
Nëna dhe motra e saj e lyenin trupin e saj më vaj dhe uthull që mos mbante erë të rëndë.
E ëma e vajzës, Zhaneta dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
Vajza tjetër Blerta pasi u gjet në gjendje të rëndë brenda banesës, u dërgua në spital në gjendje të rëndë në spital.
Policia u lajmërua nga nga vëllai i Zhaneta Josifit, ndërsa nënë e bijë kishin shkëputur kontaktet me të afërmit e fqinjët.
Kohë më parë kryefamiljati i familjes Josifi kishte ndërruar jetë, duke u vetëvrarë.
Bashkëshorti i Zhanetës kishte ndërruar jetë 6 vite më parë, ndërsa vajzat me nënë e tyre ishin zhvendosur në lagjen e Kombinatit para 2 vitesh.
Policia po heton disa shënime fetare që u gjetën në banesë, të cilat dyshohet se i kanë shtyrë vajzat dhe nënën e tyre drejt këtij vendimi të rëndë, por gjithashtu besohet se ndikim mund të ketë pasur edhe depresioni.
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…