Categories: Uncategorized

Nëna u shtrua në spital për leuçemi dhe vdiq nga Covid19, i biri: Si u infektua?!

Arjan Seferaj është djali i një 61 vjeçareje, e cila disa ditë pasi u shtrua në QSUT u infektua me koronavirus.

Ai kërkon të dijë se ku u infektua nëna e tij, ndërsa shton se gjatë të gjithë kësaj kohe askush nuk e ka telefonuar për të bërë tamponin.

“Nëna u shtrua në spital për leuçemi dhe vdiq nga Covid19”, i biri: Të na thonë ku u infektua?!

I riu gjithashtu thotë se nëna e tij nuk u shtrua asnjë ditë në spitalin Infektiv. Gjatë muajit qershor, koronavirusi u përhap në masë në spitale dhe qendra shëndetësore.

Arjan Seferaj tregon për Ora News rastin e të ëmës së tij, të cilën e dërgoi në spital për tu kuruar nga leuçemia, por fatkeqësisht u infektuan me koronavirus.

“Te Nënë Tereza, ditën e dytë më thërret doktori dhe më thotë është me leuçemi akute.”

E ndjera është dërguar fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe më pas mjekët e kanë rekomanduar për shtrim në QSUT. Pas 9 ditësh e shtruar, Shpresa Seferaj është konfirmuar pozitive me koronavirus dhe është dërguar në Reanimacion.

“Nënën time e morën nga dhoma dhe e dërguan në Reanimacionin qëndror dhe më thanë se kishte Covid-19”, shprehet ai. Për rreth 16 ditë nëna e djalit qëndroi e shtruar në QSUT, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ka pasur kontakte të vazhdueshem me të ndjerën.

Përpara se të shtrohej në reanimacion, mjekët u kanë komunikuar familjarëve të 61 vjeçares se ajo ishte e prekur me koronavirus, ndërkohë Arjani ngre pyetjen se ku u infektua e ëma.

“Si ka mundësi nëna ime të dalë me Covid, ku e ka marrë?” Pasi 61-vjeçarja, Shpresa Seferaj, rezultoi e prekur me koronavirus, i biri i saj thotë se askush nuk i ka telefonuar për të bërë tampon apo ti apelonte për të qëndruar në shtëpi.

“As tampon dhe asgjë.” Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i vetmi spital që trajton të prekurit me koronavirus është spitali Infektiv, por sipas pretendimit të familjarëve të Shpresa Seferaj, ajo nuk ka qenë asnjë ditë e shtruar në këto ambiente.

“Nëse nëna ime paska qenë si ka mundësi nuk e kanë çuar në Infektiv?” Në certifikatën e vdekjes së 61 vjeçares thuhet se ajo ka humbur jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator, ndërsa në skedën e vdekjes thuhet se shkaku i ndërmjetëm ose komplikacioni ka qenë koronavirusi.

të fundit

“Ishte shumë rëndë”, Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës

Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar…

14 minutes ago

U zgjodh si Avokat i Popullit mes tensioneve, Shabani: Nuk e kam trazuar unë politikën, garova me mbështetjen e opozitës

Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar…

15 minutes ago

Sot 3 vjet hyri në Big Brother VIP, Luiz Ejlli: Një derë që ndryshoi jetën time

Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP…

25 minutes ago

Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë

Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si…

27 minutes ago

Vartësit e besuar të Belinda Ballukut/ Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson

Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest…

39 minutes ago

E dënuar për përfitim 1 mln eurosh, Apeli heq arrestin për biznesmenen e njohur

Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti. Dosti u dënua nga Gjykata me…

44 minutes ago