Categories: Uncategorized

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar: Djali nuk e ka parë videon, po trajtohet me psikologë (VIDEO)

Zaida Çobo është nëna e adoleshentit të dhunuar nga policia për shkelje të karantinës. Ajo ka treguar në një intervistë për Abc News se pas dhunës, punonjësi i policisë a ka dërguar djalin në rajon pa treguar për veprimin që kishte bërë. Ajo tha se është tronditur nga pamjet që ka parë dhe prej ditës së djeshme nuk ka vënë gjumë në sy.

Çobo tha se djali po trajtohet me dy psikologe, ndërsa nga frika nuk e ka dërguar në spital, por po e trajton akull në pjesët e trupit që ka pësuar dëmtime.

“Gjendja fizike nuk është e mirë por as gjendja psikologjike. Më kanë ardhur dy psikologe në shtëpi dhe janë duke biseduar me djalin në dhomën tjetër.

Kam pasur një telefonatë me avokatin e Popullit dhe kemi folur se të hënën do nisin procedurat dhe e vërteta do dalë në dritë

Më kërkoi leje për të dalë me biçikletë sepse ai nuk ka dhe doli me një shok. Në orën 5 pa çerek e marr në telefon. Kur e marr i them Elio ku është Sarandi. I ishte tjetërsuar zëri dhe nuk e njoha fëmijën tim nga zëri. Më thotë mami jam në polici, thashë mos bëj shaka me mamin.

Shkoi atje dhe ndërkohë polici që kishte ushtruar dhunë nuk kishte treguar asgjë. I them shefit çfarë i kanë bërë djalit. Ai më tha bëj denoncim. Shefi tha bëj të lutem një denoncim. Më tha të hënën do të tregoj të gjitha dokumentet se ai polic do të pezullohet. Me sa jam informuar atë e kanë pezulluar. Policin e kam denoncuar tek Avokati i Popullit.

Kur pashë videon i trondita shumë dhe nuk kam vënë gjumë në sy deri tani. Kam aplikuar të bëhem police dhe kam bërë edhe testin me shkrim dhe se mora për dy pikë. Nëse unë do isha police, do e kisha ndaluar atë polic të poshtër.

Emrin nuk ia di. Për fytyrë e kam parë sepse u përballëm më tha do i pres letrat fëmijës sepse ka shkelur rregullore ndërkohë që kur erdhi shefi i madh ai u ndryshua. I tha djalit s’të kam prekur me dorë. Si mund të ndihet një nënë të shohë fëmijën të rrahur në atë mënyrë. Djalit nuk ia kemi treguar videon dhe nuk ka telefon”, deklaroi Çobo.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

2 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

3 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

3 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

3 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

4 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

4 hours ago