Categories: Uncategorized

Nëna 90-vjeçare shqiptare mund koronavirusin për 7 ditë: Nuk pata fare frikë!

Një e moshuar ka fituar betejën me koronavirusin në moshën 90-vjeçare.

Nife Picaku, ka treguar historinë e saj në Report Tv, ndersa tregon se simptomat që përjetoi ishin temperaturë e kollë, më pas ishte shtruar në spital.

90-vjeçarja tregoi se nuk ishte frikësuar aspak nga koronavirusi dhe se përgjatë jetës së saj kishte kaluar sëmundje edhe më të vështira.

“Isha 7 ditë në spital. E kam kaluar në formën më të lehtë. Kur u shtrova më vunë oksigjenin derisa u shërova nga frymëmarrja. Në trup ndjeva dhembje. Kisha kollë, frymëmarrje të vështirë, edhe koka më dhimbte copa-copa.

Unë vuaj nga diabeti dhe nga beli. Mendova se kisha veshkat, por doktori më ka than se nuk ke veshkat por ftohje muskulore. Unë nuk u frikësova, se kam kaluar shumë situata të vështira. Nuk kisha frikë bash hiç. Kam qenë e vogël dhe kam kaluar grip e fruth, kolla e mire, me të dalë shpirti, e kam pasur për tre muaj. Në spital më bënë hyzmet shumë.

Më bënë shërbim në kohë. Ia dola unë, ia dola mirë se erdha në kohë dhe u gjet ilaçi në kohë. Mesazhi im për bashkëmoshatarët është të mbajnë rregullat sikur thojnë të gjithë dhe dalin me sukses”-rrëfeu 90-vjeçarja.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…

11 minutes ago

Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…

26 minutes ago

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

8 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

8 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

8 hours ago