Categories: Uncategorized

Në shënjestër të OFL-së, kush është Elidon Kotorri i cili vrau 3 persona në 2000

Elidon Kotorri është një nga emrat që sot OFL-ja i ka dërguar kërkesën për verifikim të pasurisë.

Elidoni është një nga emrat e njohur për policinë për shkak të krimeve dhe vrasjeve që ka pasur mbi supe.

Por si nisi “zemërimi “ i Kotorrit? Gjithçka startoi më 14 dhjetor 1998, pra një vit përpara se ndaj Andi Hasanit të organizohej atentati i parë (i dështuar).

Në këtë datë Elidon Kotorri humbet shokun e tij Elton Zajmi, i cili u vra me armë zjarri në ambjentet e jashtme të klubit “Partizani”. Gjykata shprehet se “Prokuroria e Rrethit Tiranë ka akuzuar shtetasin Andi Hasani, por çështja në ngarkim të tij është pushuar, për shkak se ai është vrarë më pas. I dënuari Elidon Kotorri, duke qenë shok me viktimën Elton Zajmi, i bindur se vrasjen e tij e ka kryer Andi Hasani, ka vendosur të hakmerret ndaj tij. Për të realizuar këtë qëllim, i dënuari Elidon Kotorri ngarkoi Olsi Koçiu, i cili ka punuar shofer në aktivitetin tregtar që ushtronte familja Kotorri, që të ndiqte lëvizjet e viktimës Andi Hasani.”

Olsi Koçiu e ka mbikëqyrur viktimën dhe e ka spiunuar tek “shefi” , i cili nga ana e tij sapo ka mësuar përmendësh axhendën ka urdhëruar bashkëpuntorin ta ndërpresë misionin. Gjykata përshkruan momentet se si u krye ekzekutimi në të cilin kanë vdekur tre persona dhe vetëm njëri prej tyre që udhëtonte me viktimat mbijetoi.

“Më datë 10.01.2000 i ka thënë atij të bënte gati automjetin e tij se do të shkonin së bashku në Rinas për një udhëtim në Greqi. Po në datë 11.01.2000, ora 14:30, i dënuari Elidon Kotorri, me disa persona të paidentifikuar, me një mjet tip volksëagen me targa TR 4414 E, kanë vajtur tek rruga “B.Curri”, tek stacioni i fundit i Tiranës së Re, për të ndjekur viktimën Andi Hasani. Në këtë kohë Andi Hasani ka hipur në automjetin e tij tip Volvo, sëbashku me shtetasit Sokol Alushi, Gazmend Zeneli dhe Gregor Stefani. Elidon Kotorri, me shokët e tij, është vënë në ndjekje të viktimës dhe tek shkolla “Vasil Shanto” kanë qëlluar mbi automjetin që udhëtonte Andi Hasani. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë Andi Hasani, Sokol Alushi, Gazmend Zeneli dhe u plagos Gregor Stefani. Mbas kryerjes së krimit, autorët kanë braktisur mjetin e tyre dhe janë larguar me këmbë. Më pas i dënuari Elidon me një motor është kthyer në vendngjarje për të mësuar nëse ishte vrarë Andi Hasani. Pasi ka mësuar vdekjen e tij, ai është kthyer në banesë dhe pastaj është nisur për në Turqi.”

Gjatë hetimit prokuroria referoi si prova gëzhoja të qitura nga një automatik e mitralozë të lehtë, maska të trikotuara me vrima tek sytë, dorashka e kapele sintetike. Por prova më interesante që i çoi hetuesit tek Elidon Kotorri doli nga kqyrja e maskës në të cilën u konstatuan 12 fije floku që pas krahasimit rezultonin të Elidon Kotorrit. Në vendimin kriminalistët tregojnë :

“Nga këqyrja e maskave, dorezave dhe kapeles sipas aktit të ekspertimit janë konstatuar 12 (dymbëdhjetë) fije floku njeriu të cilët janë me vlerë identifikuese dhe është përcaktuar se fijet e flokut të gjetura në maskën me mbishkrimin “Reebok” në ngjarjen e datës 11.01.2000 kanë karakteristikat e njëjta makro dhe mikroskopike me fijet e flokut të marra model krahasimi të dënuarit Elidon Kotorri. Mbi këtë bazë është bërë analiza e ADN-së, në Ministrinë e Brendshme, Shërbimin e Policisë Shkencore, në Romë Itali dhe është konkluduar se se një fije floku e gjetur në maskën e ndodhur në makinën e tip volkswagen targa TR 4414 E, është e njëjtë me mostrën e marrë nga koka e të dënuarit Elidon Kotorri.

Çështja ndaj Elidon Kotorrit( arrestuar më 18 prill 2000) u rihap pas gjetjeve të gjykatës së Strasburgut që konstatoi se dëshmia e dhënë në polici e Olsi Koçiut është marrë nën kushtet e dhunës. Edhe ankuesi tjetër Kotorri pretendoi se i ishte marrë floku pa dijeninë dhe dëshirën e tij, një fije floku që në fakt atë e shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, i shpallur dhe i lënë në fuqi nga tri gjykata.

të fundit

VIDEO/ Bolonja e mund në finale Milanin dhe çon trofeun pas 51 vitesh pritje

Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të…

2 hours ago

Horoskopi 15 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene…

3 hours ago

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, Tomorr Alizoti pas humbje së PD: Jam bërë vegjetarian

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, kështu deklaroi drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti disa…

3 hours ago

Gazment Bardhi “falenderon” shqiptarët për humbjen: Mirënjohje, jam shumë i lumtur

Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut të…

3 hours ago

Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, largohet nga politika deputeti i PD

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të…

4 hours ago

Deputeti italian shfaqet në Parlament i veshur si fantazmë për “të trembur” Melonin

Deputeti italian Riccardo Magi, sekretar i Più Europa, hyri në Dhomën e Deputetëve i veshur si fantazmë për të protestuar…

4 hours ago