Mediat italiane i kanë bërë jehonë mjekëve dhe qeverisë shqiptare për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira.
Italianët, nuk rreshtin së falenderuari shqiptarët për gjestin fisnik, duke thënë se Europa dhe askush tjetër s’e bëri për Italinë çfarë bëri Shqipëria.
Pak minuta më parë, kryeministri Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale, videon e një qytetari italian, që në shenjë falenderimi për dërgimin e mjekëve luan në flaut himnin shqiptar nga ballkoni i banesës së tij.
“Nuk besoj që Shqipëria ka mjaftueshëm para sa për t’i hedhur jashtë. Jam i emocionuar, është si të kesh një mik që ka euron e fundit në xhep dhe ta jep ty. Kjo është diçka shumë e bukur. Prandaj, dua të falenderoj në mënyrën time të vogël vëllezërit tanë shqiptarë, që madje nuk janë akoma as pjesë e Europës. Pastaj, më lini t’ju them se kanë një himn që është i mrekullueshëm!”- u shpreh qytetari italian.
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…