Categories: Uncategorized

Në pritje të 2 marsit, mediat ndërkombëtare do të transmetojnë live protestën nga Shqipëria (FOTO LAJM)

Teksa Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për protestë masive në datën dy mars, mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga kreu i shtetit.

Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare prestiogjoze, mes të cilave Associated Press, Euroneës, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Washington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë i bëri thirrje popullit shqiptar të tubohen nê 2 mars kundër qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe për lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që qytetarët të vijnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në 2 mars. Ai tha se atë ditë ai planifikon të nënshkruajë dekretin e tij të parë kundër asaj që ai e cilëson si një grusht shteti”, – raporton ndër të tjera Associated Press.

Gjithashtu pritet që tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta ta raportojnë live një sërë agjensi prestigjoze lajmesh që kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm për ta transmetuar live. Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Welle, Associated Press, Euronews, Reuters etj.

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

11 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

43 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

1 hour ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago