Categories: Uncategorized

Në masa të rrepta, nga e hënë rinis shërbimi taksi por me këto kushte

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep informacion të detajuar se si do të funksionojë shërbimi taksi, duke nisur nga data 27 prill.

Bëhet me dije se nga e hëna e 27 prillit, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit.

Të lidhura

None found

Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19.

Në mënyrë të detajuar sqarohet se për të udhëtuar të sigurtë me taksi shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm një klient në automjet, por përjashtim bëjnë rastet nga e njëjta familje dhe ato të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur.

“Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara. Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart. Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.”, thotë DPSHR.

të fundit

Danimarka hap një skemë të re për lejet e punës, por qytetarët e Kosovës nuk përfitojnë

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një…

7 seconds ago

Rama fton studentët në bisedime deri në fund të mandatit dhe njofton bursë 25 mijë lekë, kredi me interes zero ose 3% dhe punësim me gjysmë page minimale

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të ulen për dialog dhe prezantoi masa të reja mbështetëse. Mes tyre janë…

4 minutes ago

Lionel Messi vendos një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Topit të Artë

Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë…

5 minutes ago

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…

16 minutes ago

Një rrugë në Trabzon do të marrë emrin e Mohamed Salahut

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…

17 minutes ago

Pasuria e ministrit Sedat Sulejmani: prona në Tetovë në emër të prindërve dhe banesë në Turqi

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Në pasurinë…

21 minutes ago