Mëngjesin e sotëm një 29-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shfqet Ndroqi”.
Ai është identifikuar si Xhino Koça nga Durrësi dhe prej disa ditësh ndodhej i shtruar në spital, pasi ishte infektuar me koronavirus.
None found
Ai është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça, i cili ka publikuar një foto të të riut.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot herët në mëngjes në orën 04: 30 dhe tronditi mbarë opinionin publik.
Reagimi i plotë i spitalit
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…