Categories: Uncategorized

Në këto katër qytete gëlon rreziku, Manastirliu thirrje për kujdes

Qe nga fillimi i kësaj jave, shumë bashki janë shpallur zona jeshile por në anën tjetër shumë qytete mbeten vatra të nxehta të koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë për Neës24, se risku është ende shumë i lartë në disa qytete të mëdha si Tirana, Shkodra, Fieri apo Kruja por edhe ato mund të jenë zona të gjelbra pasi të analizohet situata e cila merr 2 javë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, hapjet do të jenë 1 javore nga faza në fazë për të pasur mundësi analizimin, teksa ka sqaruar se ende jemi në fazën e parë.

Fjala e Manastirliut
Në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetime të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive. Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Dje kemi pasur 2 raste në Shkodër. Në fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishme është që të ruhet distancomi social. Në Fier, një familjar shkoi nga Tirana në Fier, duke i infketuar. Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Nuk duhet të entuziasmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi.

Futja në normalitetin e ri duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individuale. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm.

Sot kemi disa qytete me vatra infektimi ende aktive ku po bëhet hetimi epidemiologjik. Kemi rihapjen edhe këtë javë duhet të vijojë gjurmimi dhe testimi i rasteve.

Pas 1 jave apo 2 mund të themi se janë zonë të gjelbëra por kjo arrihet vetëm nga ne dhe qytetarët të zhvillojnë zakonet e reja.
Fazat të jenë sipas kalendarit që kemi vendosur.

Rasti i cili është hetuar nga epidemiologët është një qytetar nga Kamza, Paskuqani ekzaktësisht i cili vuan nga sëmundje tumorale dhe ka kryer disa shërbime në spitalin e neurokirurgjisë. Po zhvillohet gjithë hetimi epidemiologjisë në neurokirurgjisë teksa qytetari është i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike. Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore. Të kemi dhe protokolle sigurie në çdo shërbim apo biznes. Protokollet e sigurisë për aktivitetet e lejuara po ndiqen me shumë rigorozitet nga trupa e Task- Forcës. Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror, për çdo aktivitet të ketë protokolle specifike sipas riskut. Në 3 nivele i ulët, i mesëm, i lartë. Duke përshkallëzuar edhe masat.”– tha Manastirliu.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago