Categories: Uncategorized

Në kërkim për t’u bërë bashkë me shqiptarët? Dua.com, aplikacioni që kemi pritur

Aplikacioni dua.com që prej ditës së parë që është bërë i aksesueshëm në rrjet, ka korrur një sukses për t’u vlerësuar.

Prandaj nëse jeni në kërkim të një aplikacioni që ju bën bashkë me të tjerët, sidomos me një partner të mundshëm në dashuri, duhet të ndaloni dhe të bëni zgjedhjen tuaj në dua.com.

Vetë themeluesi i këtij aplikacioni-risi ka treguar sesi ka lindur kjo ide dhe sesa shumë interes kanë treguar shqiptarët për këtë strehë të re virtuale.

Intervistë me themeluesin e dua.com, Valon Asani

Ka kaluar rreth një muaj prej lancimit të platformës unike dua.com dhe lajmi është përhapur pothuajse në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë.

Prandaj kemi intervistuar themeluesin e dua.com z.Valon Asani, për të na treguar më shumë se si ka arritur të krijojë një aplikacion të tillë.

Si ju ka lindur ideja të krijoni një aplikacion si dua.com?

Ideja e krijimit të një platforme si dua.com ka filluar qysh prej vitit 2011. E gjithë ideja ka filluar prej nevojës personale sepse për ata që jetojnë në diasporë, mundësitë për t’u njoftuar me shqiptarë të tjerë nuk kanë qenë aq të mëdha, sidomos në aspektin e dashurisë.

Pra, ju keni lindur dhe jetuar në Zvicër?

Po, unë kam lindur dhe kam studiuar në Zvicër por para disa viteve kam vendosur të vij në Kosovë për të jetuar.

Është më e zakonshme që një shqiptar të shkojë në diasporë se sa të kthehet. Pse keni vendosur të ktheheni në Kosovë?

Gjithmonë kam besuar se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kanë shumë për të ofruar për rininë, duke filluar prej mikpritjes dhe miqësisë e deri te mundësitë në aspektin biznesor. Është për të ardhur keq që shumë nuk i vlerësojnë këto mundësi të vendeve tona të mrekullueshme.

Sa ka interesim të shqiptarëve për një aplikacion të tillë si dua.com?

Deri tani kemi 130.000 shqiptarë të cilët e kanë shkarkuar aplikacionin ndërsa kanë kaluar vetëm një muaj prej ditës së lancimit. Interesimi është i jashtëzakonshëm dhe jemi të lumtur që çdo ditë pranojmë qindra mesazhe prej shqiptarëve anë e mbanë botës, të cilët na falenderojnë për krijimin e dua.com ose na dërgojnë komente pozitive.

Na trego më shumë për misionin dhe funksionin e dua.com?

Misioni i dua.com është të bashkojë shqiptarët në mbarë botën. Përmes dua.com shqiptarët do të kenë mundësi të njoftohen me njëri-tjetrin pa marrë parasysh në cilin shtet apo kontinent jetojnë, të komunikojnë, të takohen në jetën reale dhe të krijojnë lidhje serioze. Aktualisht është lancuar vetëm pjesa për njoftime të dashurisë, ndërsa në të ardhmen e afërt do t’i lancojmë edhe dy kategori të tjera, atë të biznesit dhe ndihmës.

Nga cilat vende ka më së shumti përdorues?

Nëse flasim në bazë të numrave atëherë më së shumti përdorues të regjistruar kemi nga Shqipëria dhe Kosova. Mirëpo përdoruesit më aktiv janë ata nga diaspora, më saktësisht nga shtete si Suedia, Zvicra, Gjermania, Italia. Anglia, Greqia, Franca dhe SHBA-të.

A mendoni që dua do t’i bashkojë njerëzit në aspektin afatgjatë?

Qëllimi ynë është t’i bashkojmë shqiparët kudo në botë duke ju ndihmuar atyre të krijojnë lidhje serioze dhe kuptimplota. Prandaj jemi duke punuar vazhdimisht për të krijuar një aplikacion të sigurtë i cili do të ndikojë pozitivisht në jetën e njerëzve. Shpresoj që çdo lidhje e krijuar në dua si miqësore, dashurie apo biznesore, të jetë afatgjatë.

Për të shkarkuar aplikacionin dua.com klikoni këtu

/albeu.com/

të fundit

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…

2 minutes ago

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…

37 minutes ago

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…

53 minutes ago

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…

1 hour ago

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…

2 hours ago

Berisha: Belinda Balluku me 300 apartamente, 2 jahte dhe shuma përrallore në llogaritë e saj bankare

Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…

2 hours ago