Categories: Uncategorized

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Emigrantët do të kenë të drejtën e votës

Emigrantët mund të votojnë në Shqipëri në zgjedhjet e ardhshme.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku parashikohen ndryshime në 2 nene të tij që lidhen me të drejtën dhe garantimin e votës për qytetarët e Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë jashtë saj dhe që janë të regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile.

Të lidhura

None found

Ndryshimet “detyrojnë” KQZ të udhëheqë dhe mbikëqyrë përgatitjen dhe zbatimin e masave të cilat u garantojnë të drejtë të gjithë qytetarëve të Republikës që kanë vendbanim të përhershëm jashtë vendit të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Këto ndryshime parashikojnë përfshirjen dhe llogaritjen e votave të emigrantëve duke nisur nga procesi i ardhshëm zgjedhor.

Neni 24:

Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë vendit

KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij ligji. KQZ-ja duhet të marrë vendim për përfshirjen për herë të parë të votimit nga jashtë vendit në procedurat e zakonshme të votimit. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë vendit bëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së.
Neni 25

Procedura e votimit nga jashtë vendit:

Pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj. Votimi nga jashtë vendit quhet i çelur nga dita që KQZ-ja nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit ose, sipas rastit, dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve nga jashtë vendit. Votimi nga jashtë vendit mbyllet në ditën e votimit, në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit.

Me mbylljen e votimit nga jashtë vendit, KQZ-ja nuk mund të pranojë dhe përfshijë më në numërim asnjë fletë votimi të mbërritur më pas. Nëse votimi nga jashtë vendit bëhet elektronik, sistemi elektronik i votimit mbyllet në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit.

Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit, si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin paszgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që KQZ-ja miraton për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje.

Garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në KQZ gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materiali zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.

të fundit

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës

Në mjediset e Bazilikës së “Nanës së Këshillit të Mirë”, është çelur një ekspozitë e rrallë me objekte me vlerë…

1 hour ago

Vendimi i Apelit për rikthimin e Lefter Kokës në burg s’mund të ekzekutohet, ish-ministri jashtë vendit. Avokati: Për trajtim mjekësor!

Megjithëse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka lidhur me aferën e…

1 hour ago

KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë, Meloni: Po shndërrohet gradualisht në një model europian

Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshilli i Europës,…

2 hours ago

Akuzat e presidentit të Realit, Fermin i përgjigjet: Si mund të vjedhësh 7 La Liga kur ke Mesin dhe Iniestën në skuadër

Fermin Lopez është bërë një lojtar bazë dhe shumë i rëndësishëm për Barcelonën.ferminMe titullin e fituar dhe shpresën për të…

2 hours ago

Southampton i spiunoi në stërvitje, Middlesbrough kërkon përjashtimin nga finalja e play-off e Championship

Middlesbrough pretendon largimin e Southampton-it nga play-off i Championship për shkak të skandalit që ka prekur ekipin e “Shenjtorëve”, të…

2 hours ago

“Rama i plagosur rëndë politikisht!”, Berisha: Lubia, kryeministrja në hije. Tmerr për deputetët dhe PS-në, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e nisi fjalimin e tij me…

2 hours ago