Categories: Uncategorized

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta: Nuk duhet të ketë shteg për keqinterpretim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një letre dërguar 11 institucioneve, shpreh shqetësimin për mostransparencën e deritanishme në aplikimin ndryshimeve të reja në kodin penal. Kreu i Shtetit i kërkon titullarëve të këtyre institucioneve që zbatimi i masave të reja ndëshkuese në këtë situatë pandemie të mos lërë mundësi për keqpërdorim. Meta e vë theksin tek transparenca dhe objektiviteti për respektimin e të drejtave dhe liritë themelore nga institucionet përgjegjëse.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një letër 11 institucioneve të shtetit mbi zbatimin e unifikuar të ndryshimeve në Kodin Penal.

Kreu i shtetit rithekson se zbatimi i ndryshimeve në Kodin Penal që përmbajnë figurat e dy veprave të reja penale, e që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë COVID- 19, nuk duhet të lërë asnjë shteg për keqinterpretim sa i takon rrethit të subjekteve dhe veprimeve apo mosveprimeve që ngarkojnë me përgjegjësi penale.

Për shkak të rëndësisë së madhe që kanë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që mund të preken apo ndikohen nga legjislacioni penal, bëjnë të domosdoshme- thotë kreu i shtetit- që normat e reja penale, të aplikohen me transparencë, objektivitet, dhe në respektim të parimit të ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.

“Një normë e re penale rrezikon të aplikohet me vështirësi dhe të cenojë të drejta, nëse përmbajtja e saj nuk kuptohet në mënyrë të unifikuar, e për pasojë, as nuk zbatohet në mënyrë të unifikuar. Në këtë këndvështrim, zbatimi i normës penale në mënyrë të unifikuar, ka një funksion garantues për liritë themelore të njeriut dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.

Kreu i Shtetit thotë se miratimi i këtyre udhëzuesve dhe publikimi i tyre, duhet t`i paraprijë hyrjes në fuqi të dispozitave të reja të Kodit Penal, për të patur një zbatim objektiv, në përputhje me parimet kushtetuese dhe me rrethanat që kanë diktuar miratimin e këtyre normave të reja penale në këto momente.

“Orientimet e unifikuara do të garantojnë që këto norma të reja penale të aplikohen në mënyrë sistematike, për përmbushjen e funksioneve të këtyre figurave të reja të veprave penale, funksionin garantues se do të zbatohen këto dispozita vetëm sipas elementëve që janë përcaktuar qartë në ligj, ashtu si dhe funksionin mbrojtës ndaj lirive dhe të drejtave themelore që lidhen me jetën e shëndetin e njeriut, ashtu si dhe me shëndetin publik në tërësi.”

Letra e Presidentit Meta i drejtohet Këshillit Të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë Së Drejtësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Së Shtetit dhe për dijeni Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Avokatit Të Popullit.

Në ndryshimet e Kodit Penal sanksionohen masa administrative dhe burgim deri në 8 vjet për ata persona të infektuar që thyejnë karantinën dhe rrezikojnë rëndë shëndetin e personave të tjerë.

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

3 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

4 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

4 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

4 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

4 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

5 hours ago