Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat se bashku me aleatët.
Basha është shprehur se me hapin e sotëm kryeministri Edi Rama dhe deputetët kanë shkelur Kushtetutën. Ai tha se ndryshimet janë të papranueshme pasi janë në kundërshtim me marrëveshjen e 5 qershorit.
None found
Basha tha se opozita do të vijojë betejën për të mbrojtur votën e lirë dhe se koalicioni i tyre është me qytetarët.
“Atyre që kërcënojnë të na kthejnë në të shkuarën e partisë-shtet, ne do t’u tregojmë se nuk ka më kthim pas. Prandaj, ne do të vazhdojmë betejën për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur votën e lirë, dhe për të fituar zgjedhjet bashkë me shqiptarët. Asgjë nuk e ndal dot koalicionin mbarëpopullor kundër Ramës. Për ditë më të mira për familjet tona, për prindërit tanë, për fëmijët tanë.
Fuqia jonë është tek vota dhe mbështetja e qytetarëve. Ky vullnet nuk zhbëhet dot nga maskarada si kjo e sotmja. Opozita e bashkuar do ta sjellë ndryshimin që duan të gjithë shqiptarët! Sado të përpiqen ta manipulojnë sistemin, koalicionin e madh të shqiptarëve nuk e tjetërsojnë dot. Ne qëndrojmë të bashkuar dhe flasim njëzëri: kur të vijë dita e zgjedhjeve, në Shqipëri do të vendosë vetëm vullneti i popullit shqiptar“, tha Basha.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…