Categories: Uncategorized

Ndriçim Xhepa tregon sëmundjen që i mori jetën Xhevdet Ferrit: I isha në spital

Ndriçim Xhepa ka zbuluar për News 24 se kolegu i tij, Xhevdet Ferri i cili vdiq sot vuante nga një sëmundje pulmonare në mushkëri. Ai bëri me dije se dje i shkoi për vizitë Xhevdet Ferrit në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë por nuk ja mori mendja se aktori do të vdiste pas 24 orësh.

Po ashtu Ndriçim Xhepa thotë se është i pikëlluar pasi në dhjetor e kishte takuar për herë të fundit kurse rrugëtimin si aktorë e kanë pasur së bashku pasi përkojnë të së njëjtës kohë.

“Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.

Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë. Isha dje deri në 9 në spital. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.

Më shpjeguan gjithçka, me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.

Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.

Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.

Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.

Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.

Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.

Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”- tha Ndriçim Xhepa.

të fundit

Negociatat në Stamboll, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse

Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak…

29 minutes ago

Rama e Macron vizitë te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja…

36 minutes ago

Aksident në Laç! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e…

55 minutes ago

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, renditet e para

SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…

2 hours ago

Papa Leo XIV propozon Vatikanin si vend për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sekretari i Kishës Katolike: Mund të sigurojmë Selinë e Shenjtë në takim të drejtpërdrejtë

Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll…

2 hours ago

“Pse duhej pritur Donald Trump për paqen?”/ Rama në konferencën e përbashkët me homologen daneze: Ne ishim përqendruar…

Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist dhe gjatë takimit me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të…

2 hours ago