Eksperti i ekonomisë Artur Sulçe në një intervistë për Fax news ka thënë se deklaratat e kryeministrit Rama për të dielën pa makina janë të pamundura.
Sulçe shtoi se postimet e Ramës në rrjetet sociale nuk mund të merren si deklarata zyrtare nga ana e qytetarëve, dhe se në vendin tonë mungon infrastruktura për të bërë të mundur të dielën pa makina.
“Gjithkush deklarimet e kryeministrit Edi Rama në Facebook nuk mund ti marrë si zyrtare, dhe aq që të jetë i detyruar ti zbatojë ato. Deklaratën se e diela do të jetë pa makina është e pakuptueshme, pasi ka njerëz që punojnë edhe në këtë ditë, ndoshta vetë kryeministri nuk punon asnjë ditë”, tha Sulçe.
Eksperti tha më tej se askush nuk mund tiu provojë qytetarëve të drejtën e lëvizjes, që e kanë fituar që në momentin që janë qenie njerëzore.
“Nëse do të flasim për ditën pa makina, duhet të modernizosh trafikun urban, nuk mund të bllokosh lëvizjen, pasi ajo është pjesë e brendshme e njerëzve, nuk mund tiua provosh qytetarëve lëvizjet, pasi nuk është atribut i kryeministrit. Nuk mundet që një titullar, të na bëjë këto lloj veprimesh, që në mendimin tim janë donkishoteske. Ne jemi high tek me fjalë, por jemi shumë të prapambetur sa i takon gjërave që bëhen në terren”, tha më tej Sulçe.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…