Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali ku një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.
I riu me iniciale O.K, që po ndiqte institutin e Hotelerisë, në Makari, një fshat i San Vito Lo Capo është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jeten.
None found
“Jam jashtëzakonsisht i tronditur”, thotë menaxheri i Institutit Pina Mandin. “Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën. Mësuesi sugjeroi të skonte në shtëpi. Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri. Mjekët thanë se ai ndjeu dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë. Edhe pse e vendosën në terapi intensive, nuk mundën ta mbajnë në jetë.
Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e Sant’Antonio Abate. Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi. Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të kobshëm dhe u shtrua në spital.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…
LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...
Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…