Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali ku një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.
I riu me iniciale O.K, që po ndiqte institutin e Hotelerisë, në Makari, një fshat i San Vito Lo Capo është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jeten.
“Jam jashtëzakonsisht i tronditur”, thotë menaxheri i Institutit Pina Mandin. “Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën. Mësuesi sugjeroi të skonte në shtëpi. Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri. Mjekët thanë se ai ndjeu dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë. Edhe pse e vendosën në terapi intensive, nuk mundën ta mbajnë në jetë.
Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e Sant’Antonio Abate. Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi. Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të kobshëm dhe u shtrua në spital.
Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor…
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli në Log, News 24 lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku opozita pësoi një…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë gjatë në emisionin “Top Story”, ku po diskutohej për kërcënimet…
"Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike", është shprehur kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetarin austriak Christian Wehrschütz…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, theksoi se nuk pati zgjedhje, por…