Gazjon Rusi, 39 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”, pasi u infektua me koronavirus.
Ai ishte baba i tre vajzave të vogla, dhe jepte lëndën e matematikës në medresenë e Shkodrës.
Më herët, familja e tij kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët, për të bërë të mundur transportimin e tij për kurim drej Turqisë, pasi sipas tyre në Shqipëri nuk mundësohej dot trajtimi për të cilin 39-vjeçari kishte nevojë.
”Shumë të nderuar miq dhe dashamirës! Pikësëpari urojmë me përzemërsi të jeni mirë në këtë periudhë tepër të vështirë që po kalon i gjithë vendi dhe mbarë njerëzimi. Kolegu dhe vëllau ynë, z Gazjon Rusi, mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve, prej ditësh ndodhet i shtruar në gjëndje shumë të rëndë, i intubuar ne Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
Për shkak të kësaj gjendjeje, është parë e domosdoshme të dërgohet urgjent për kurim në një spital të specializuar në Republikën e Turqisë. Me këtë rast, shpallim sensibilizim për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë financiarisht. Kontributi juaj është një dritë shprese për Gazjonin! Shpresojmë që me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, vëllau dhe kolegu ynë të arrijë në shëndetin e plotë dhe ti bashkohet sa më parë familjes së Tij”, thuhej në mesazhin që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Por pavarësisht mbështetjes së miqve dhe familjarëve të tij, Gazjon Rusi ka ndërruar jetë duke lënë padyshim dhimbje të madhe te të gjithë ata që e kanë njohur, e i janë gjendur pranë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…