Categories: Uncategorized

Ndërron jetë albanologu i shquar Agron Fiço

Studiuesi i njohur Agron Fico ka ndërruar jetë.

Ai ishte një prej dijetarëve që ia kushtoi tërë jetën trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar.

Të lidhura

None found

Lajmin e ka bere me dije Akademia e Shkencave me nje postim ne faqen e vet ne Facebook:

Komisioni i artit dhe trashëgimisë i Akademisë së Shkencave, në të cilin prof. Agron Fico dha kontribut të vyer deri sa pati frymë, u shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve, gjithë bashkësisë së shkencave shqiptare, me të cilat qe e lidhur jeta e tij që prej mbi gjashtë dekadave. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ata që ia kanë kushtuar pasionet dijeve të identitetit dhe përurimit të vlerave shqiptare në botë.

Studimet e prof. Agron Ficos përbëjnë një pasuri dhe pikë referimi për studiuesit shqiptarë të disa fushave: në gjuhësi, etnokulturë dhe sidomos në epikën heroike legjendare. Personalitet i spikatur i botës shkencore shqiptare, prej disa dekadash, ai ka dhënë shumë në albanologjinë e brendshme dhe të jashtme.

Puna e këtij albanologu dhe studiuesi të palodhur është e lidhur ngushtë për disa dhjetëvjeçarë me disa fusha kërkimi e studimi.

Në punën dhe përpjekjet e palodhura të këtij njeriu me interesa të gjera e të shumanshme veçojmë ndihmesat e tij shkencore jashtë vendit kushtuar kulturës shqiptare, në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për popullin shqiptar organizuar në SHBA, Kinë, Greqi, Rumani e Turqi. Në vitin 2000 ai përfaqësoi vendin tonë në Kongresin VI Botëror për çështje të postkomunizmit në Europë e gjetkë, mbajtur në Finlandë.

Studiuesi Agron Fico është i pari studiues që, pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion, arriti të këshillojë koleksionin e famshëm Parry-Lord që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, që përmban mbi 60 këngë epike historike dhe legjendare kënduar nga rapsodë bilingë, shqip e serbokroatisht, mbledhur gjatë dy ekspeditave të homerologëve të famshëm amerikanë Milman Parry dhe Albert Lord në Shqipërinë e Veriut dhe në Sanxhak e Novi Pazar.

Veprimtaria studimore dhe ajo universitare janë të pandara në jetën e prof. Agron Ficos. Përveç Universitetit të Tiranës, ai jo vetëm ligjëroi, por dhe bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj ai është quajtur me të drejtë “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Për meritat e tij të rralla Agron Fico është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike. Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Who’s Who Among American’s Teachers” (bot. 2000). Në dekadat e fundme ai ishte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ai është nderuar me titullin “doctor honoris causa” prej Universitetit “Eqrem Çabej” dhe ishte qytetar nderi i Gjirokastrës.

Akademia e Shkencave humbi një mik, koleg e bashkëpunëtor të vyer, shkencat shqiptare do ta ndiejnë mungesën e mendjes së tij.

Prehu në paqe, miku ynë Agron Fico!

Disa nga veprat e prof. Agron Ficos:
“Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004);
“Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006);
“Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009);
“Beautiful America” (Tiranë 2014);
“Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

Tekste shkollore dhe universitare për të huajt:
“Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë;
“Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj;
“Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë;
“Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.

të fundit

Prokurori i Përgjithshëm amerikan pas fitores së demokratëve: Drejtësia do të mbrojë çdo zyrtar të administratës Trump

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanch, tha se roli i tij do të jetë të mbrojë anëtarët e administratës…

2 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare Xhevat Prekazi, ish-ylli i Partizanit dhe Galatasarayt

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe Galatasarayt, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.Prekazi, i lindur në Mitrovicë, la gjurmë…

9 minutes ago

Mevlan Shaba i zhgënjyer nga Olsa Muhameti: Jam ndjerë i përdorur nga ajo

Ish-konkurenti i “Big Brother VIP Kosova”, ka folur rreth ekperiencës së tij në këtë format, ku gjithashtu nuk lë pa…

15 minutes ago

Trump: Një sulm i ri ndaj Iranit është shumë i pamundur, por SHBA-të janë gati nëse nuk arrihet marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është [...]Read More...

20 minutes ago

Italian Anti-Mafia report: Albanian groups are cooperating with the ’Ndrangheta and Cosa Nostra, what the Hydra investigation uncovered

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

36 minutes ago

Bardhi accuses SPAK chief of favoring Balluku and reveals the clinic where, according to him, she spent thousands of euros on cosmetic procedures

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

37 minutes ago