Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta publicisti i njohur, Basha dedikim prekës

Publicisti dhe gazetari i njohur Kostaq Xoxa është ndarë ditën e sotme nga jeta.

Lidhur me ngjarjen e trishtë, ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Bbasha i cili i ka dedikur një shkrim të gjatë në Facebook.

“Me profesor Kostaqin kisha njohje personale, sepse ai ishte bashkëshorti i mësueses time Meritës. Shumë herë gjatë këtyre viteve në politikë, unë konsultohesha me këtë çift iluministësh, ata ishin burim energjie dhe referencë se betejat për dijen dhe të drejtën gjithmonë ja dalin mbanë, me sado kundërshtarë të përballen”, shkruan Basha.

Postimi i plotë

Mësova me hidhërim të thellë largimin prej nesh të Kostaq Xoxës, publicistit të njohur, gazetarit aktiv në shtypin e pasviteve ’90 dhe djalit të një prej themeluesve të shkollës së gazetarisë moderne të viteve ’30, Zoi Xoxës.

Emrin e Kostaq Xoxës e gjen si redaktor në dhjetëra libra me kujtime të të burgosurve politikë, e gjen si bashkautor në publikime të vyera mbi gjuhësinë, historinë dhe memuaristikën, e gjen edhe si aktivist të dorës së parë në shumë beteja për të drejtat që do ta afronin Shqipërinë me botën perëndimore. Qindra mijë lexues e kanë patur Kostaq Xoxën një këshilltar të dorës së parë në letërkëmbimet publike që ai mbante në shtypin e shkruar.

Profesor Kostaq Xoxa ishte një mësues i palodhur i shumë brezave në kryeqytet dhe një anëtar themelues i Shoqatës së të përndjekurve politikë dhe i gazetës së tyre “Liria”.

Me profesor Kostaqin kisha njohje personale, sepse ai ishte bashkëshorti i mësueses time Meritës. Shumë herë gjatë këtyre viteve në politikë, unë konsultohesha me këtë çift iluministësh, ata ishin burim energjie dhe referencë se betejat për dijen dhe të drejtën gjithmonë ja dalin mbanë, me sado kundërshtarë të përballen.

Me largimin e profesor Kostaqit, unë humba një mësues të vyer, kurse mësuesja ime Merita humbi njeriun e saj më të shtrenjtë.

Unë i gjendem pranë asaj dhe Nelit e Jetonit në këtë çast të dhimbshëm me bindje se ëndrra e Kostaq Xoxës që Shqipëria të bëhet vendi i së drejtës, vendi i denjë europian që ai dhe i ati i tij, publicisti Zoi Xoxa dëshironin, të bëhet sa më shpejt realitet. U prehtë në paqe!
Fotografia e Lulzim Basha

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago