Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë

Eshtë ndare nga jeta inxhinieri i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit shqiptar, Ndue Totraj.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq e të afërm të tij në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Mësohet se Totraj nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Gjergj Marku, i cili i shpreh ngushëllimet familjarëve të tij.

“Per te ngushelluar valltaren tone, per ndarjen nga jeta te babait te saj, ing. Ndue Totrraj!…

(GELDA, valltarja e talentuar dhe vajza e dashur per gjithe familjen tone artistike, (Ansamblin Mirdita), humbi sot prindin e saj te shtrenjte, babain, inxhinier Ndue Totrraj, pas nje beteje me semundjen e rende qe e ka shoqeruar prej disa viteve. Me gjithe sakrificen e madhe dhe stoicizmin e rralle per ta mposhtur te keqen deri ne dekikun e fundit, optimizmin e tij dhe te familjes, nuk arriti tia dale dot, per tu ndare nga jeta ne moshe te parakoheshme.

Ndue Totrraj, ben pjese tek plejada e shkelqyer e inxhiniereve me kontribute te spikatura ne mineralogjine e Mirdites, por dhe si intelektual dhe veprimtar shoqeror e politik. Ai ishte dhe deputet i Parlamentit te Pare Pluralist te Republikes se Shqiperise si dhe i kandiduar per drejtues vendor per bashkine e Rreshenit. Po ashtu me detyra si drejtues institucionesh vendore dhe rajonale.

Nderkohe, si drejtues i kultures, me duhet te them e te shpreh mirenjohje pa cak, per faktin se ai dhe familja e tij, na dhuruan nje artiste te talentuar te valles se Mirdites qe ne femijeri, Rigelden, e cila u be pjese e dashur e familjes sone te madhe artistike, si kercimtare dhe hokatare e kandshme, nje femije dhe vajze e re e devotshme, qe per idil kishte familjen dhe babain e saj te mrekullueshem.

Jemi pjesemarres me shpirt ne dhimbjen qe po perjeton familja, ndaj ngushellime te thella me besimin se do te dijne t’ia dalin per te qene me te forte, duke e patur busull orientimi shpirtin e tij te paepur e human, qe tash e tutje ndrit nga qielli per familjen, te aferm, miq e shoke, por dhe komunitetin qe e ka dashur dhe vleresuar si mirditas dinjitoz”, shkruan gazetari.

të fundit

“Pse duhet të paguajnë shqiptarët 4.2 mln euro për koncert privat?”/ Mila: Koncerti i Kanye West, ngjarje e madhe për Shqipërinë

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se koncerti i Kanye…

35 seconds ago

Lecce synon sërish një shqiptar, pas largimit të Ramadanit, tani në shënjestër është mbrojtësi i kombëtares

Kombëtarja Shqiptare-LecceElseid Hysaj mund të mbetet përsëri në Serie A [...]Read More...

6 minutes ago

Të gjitha shpërblimet për bamirësi, kombëtarja e Anglisë ruan traditën e nisur nga Bekhem dhe Teri

Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë, me Jude Bellinghamin…

7 minutes ago

Hiqet nga axhenda propozimi për emrat e rrugëve në Tetovë, mungojnë këshilltarët e BDI-së

Propozimi për emërtimin e 67 rrugëve në Tetovë është tërhequr nga rendi i ditës në seancën e Këshillit Komunal. Vendimi…

27 minutes ago

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Erald Kaprit dhe Zegjine Çaushit: “Erdha të të them të vërtetën në sy”

Seanca parlamentare e kësaj të mërkure u shoqërua me tone të larta akuze mes deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri,…

31 minutes ago

Konflikt me thikë në Fushë-Krujë, i riu 22 vjeç dërgohet i plagosur në spital

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një…

35 minutes ago