Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë shqiptare (FOTO LAJM)

Stoli Beli ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ajo njihet si spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar.

Beli u shfaq për herë të parë në studion e RTSH-së në datën 29 prill të 1960, suke prezantuar me fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Të lidhura

None found

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. Në një intervistë në 2011-n ajo shprehej: “televizioni ka qenë dhe Ferri dhe Parajsa për mua. Më ka lodhur shumë, por edhe më ka lumturuar”.

Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

Sipas TVSH-së, një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”. E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?, do të shprehej ylli që u shua, por asnjëherë në kujtesë, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli.

Stoli Beli ka lidhje gjaku me Xhemi Shehun, e cila është vajza e vajzës së vëllait të saj ku spikerja e ka rrëfyer gjatë një interviste të disa viteve mëparë këtë detaj..

“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer në 2011-n Stolia.

të fundit

U eliminua nga Botërori, trajneri i Holandës nuk jep dorëheqjen: Kam idetë e mia, por s’do ti them

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, shumë i zhgënjyer, foli për NOS pas humbjes kundër Marokut, që solli eliminimin nga Kupa…

39 seconds ago

Julian Nagelsmann shpreh gatishmërinë për të vijuar te Gjermania pas daljes tronditëse ndaj Paraguait

Gjermania pësoi një eliminim befasues në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi u mposht nga…

10 minutes ago

Rama dje e quante Trump “kërcënim për Amerikën”, sot mban tjetër qëndrim mes protestave 31-ditore

“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…

12 minutes ago

Protesta kundër Ramës vijon prej 31 ditësh, rinia në shesh dhe një i moshuar shpërthen në lot teksa i mbështet

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

14 minutes ago

Shpërthim në Monako, tre anëtarë të një familjeje ukrainase mbeten të plagosur; autoritetet verifikojnë pistën terroriste

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

22 minutes ago

Avion i JetBlue njofton incident të mundshëm me dron gjatë afrimit për ulje në JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

22 minutes ago