Categories: Uncategorized

Nazarko: Po të isha politikan, do varja gjithë klasën politike

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, ku përballë Dorjan Telitit të PD ishin analistët Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli.

Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t’i kuptojë shifrat e tij.

Të lidhura

None found

Debati: Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës.

Çoçoli: Ju e keni parasysh sa është sot numri i bizneseve të vogla të regjistruara? Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, e dini sa shkon vlera për pagesën për këto biznese? Rreth 100 milionë euro.

Teliti: Këto llogari kemi bërë dhe ne në PD. Ne kërkojmë që bonusi të mos jetë vetëm për mjekët dhe infermierët që punojnë te spitalet Covid, por për të gjithë mjekët në Shqipëri, sepse të gjithë janë të rrezikuar. Ne i kemi propozuar qeverisë që t’i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh.

Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banor dhe nuk kanë ujë. Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.

Teliti: Ore bëre pyetje apo koment? Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione… Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë.

Nazarko: Jo tttttt, se ke folur gjys ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t’iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha. Teliti: Mos të diskutojmë marrëdhëniet personale. Meqë fole për ujin…

të fundit

Real Madridi vlerëson me kujdes mundësinë e rikthimit të Nico Paz për edicionin 2027/28

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2027/28, pasi mesfushori…

5 minutes ago

Çfarë po i shkakton ndërprerjet gjithnjë e më të shpeshta të internetit?

Një valë e paprecedentë ndërprerjesh të sistemeve IT, defektesh teknologjike dhe sulmesh kibernetike ka shtuar shqetësimin në mbarë botën. Nga…

5 minutes ago

Me 99 pikë në Metacritic, GTA VI barazon rekordin historik dhe tejkalon pritshmëritë pas debutimit global

Grand Theft Auto VI (GTA VI) i Rockstar Games mori vlerësime të larta nga kritikët pas lançimit të tij global…

6 minutes ago

Haradinaj criticizes sponsors and those seeking withdrawal of the law after the postponement of the session for the Special Court

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar sot pas shtyrjes së seancës lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.…

6 minutes ago

Kosovo begins distributing first professional driver’s licenses

Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të…

6 minutes ago

LVV MP: “Oj Kosovo, Kosovo” is anthem of Milosevic’s irredentist project, we expect political apology

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të…

6 minutes ago