Sotiraq Bratko është një ndër aktorët e shquar shqiptarë, i cili ka luajtur me qindra role nëpër filmat shqiptarë që të gjithë i kemi parë. Aktori i madh, i njohur shpesh edhe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, tashmë ka dalë në pension.
Por, skandali qendron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit. 131 mijë lekë të vjetra është pensioni i ofruar nga qeveria për aktorin, edhe pse ka dhënë shpirtin e tij në skenë dhe është një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare.
None found
“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko! Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive ne sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenes, pothuajse gjithmone TI, mes miqsh e shokesh, pothuajse gjithmone TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmone TI…I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…
dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” perseri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt eshte 13.100 lek, i buzeqeshur, ndonese “te medhenjte” lart i kane kursyer titujt per ty…i buzeqeshur, ndones “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojne kur ju duhesh…
I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithe te vleresojne, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit… Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, shkruan Ilir Jano në një postim në rrjete sociale.
Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…
Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain…
Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…